Skuadra shqiptare nga Maqedonia ka mposhtur skuadrën çeke me rezultat 2:0.   

Shkëndija e Tetovës ka shënuar fitore në kuadër të kualifikime të Ligës së Evropës, në ndeshjen e parë të luajtur në shtëpi përball Mlada Boleslavit.


Tetovarët u treguan më bindës në dy pjesët e takimit edhe pse pjesa e parë përfundoi pa gola.

Megjithatë, një karton i kuq i marrë nga mysafirët ia lehtësoi shumë punën skuadrës shqiptare që në vazhdimin e ndeshjes shënoi dy herë.

Golin e parë e shënoi sulmuesi Stenio Junior në minutën e 69-të, teksa në minutën e 75-të ishte sulmuesi shqiptar, Ferhan Hasani, i cili dyfishoi epërsinë.

Pas kësaj fitore, Shkëndija e Tetovës do të luaj edhe si mysafirë me çekët e Boleslavit, ndërsa nëse e eliminon atëherë vetëm edhe një ndeshje i nevojitet për të hyrë në grupe të Ligës së Evropës. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x4m9a67_stenio-junior-goal-hd-shkendija-1-0-mlada-boleslav-28-07-2016-hd_sport

https://www.dailymotion.com/video/x4m9c67_ferhan-hasani-goal-hd-shkendija-2-0-mlada-boleslav-28-07-2016-hd_sport

telegrafi sport app