Meteorologu turk Hasan Tatlı ka zhvilluar një sistem paralajmërimi të hershëm që mund të zbulojë rreziqet e papritura të motit deri në 60 orë para se të ndodhin.

Profesori nga Çanakkale Onsekiz Mart University tha se modeli identifikon fenomene si valët e të nxehtit, të ftohtit, stuhitë e forta dhe thatësirat në zhvillim të shpejtë.


Studimi është publikuar në Quarterly Journal of the Royal Meteorological Society dhe prezanton një model dinamik katër-dimensional që tejkalon kufizimet e parashikimeve tradicionale.

Sistemi përkthen të dhënat komplekse atmosferike në një indeks të vetëm rreziku nga 0 në 1, duke e bërë paralajmërimin më të kuptueshëm për autoritetet.

Sipas Tatlı, teknologjia mund të ndihmojë veçanërisht bujqësinë dhe qytetet, të cilat preken rëndë nga thatësirat, përmbytjet dhe valët e të nxehtit.

Ai theksoi se përgatitja në kohë është faktori vendimtar për të parandaluar që fenomenet natyrore të kthehen në katastrofa. /Telegrafi/