Dr. Robin Corbet, shkencëtar i NASA-s, ka pohuar se alienët mund të kenë ndaluar së përpjekuri të kontaktojnë njerëzit për shkak të mërzisë ose mungesës së motivimit.

Çështja nëse jemi vetëm në univers është një çështje komplekse që i ka ngatërruar shkencëtarët për shekuj me radhë.


Ndërsa nuk ka prova përfundimtare të jetës jashtëtokësore, kërkimi është ende në vazhdim.

Disa ekspertë thonë se ka shumë arsye bindëse për të besuar se mundësia e ekzistencës së jetës diku tjetër në univers është mjaft e lartë.

Në një punim të ri, A Less Terrifying Universe? Mundanity as an Explanation for the Fermi Paradox, Corbin flet për parimin e "mundësisë radikale".

Artikulli përmend se jashtëtokësorët nuk kanë teknologji tepër të përparuar.

Në vend të kësaj, qytetërimet kanë teknologji jo më mbresëlënëse se ajo që kemi ne.

"Me këtë parim, preferohet perspektiva që Galaktika përmban një numër modest qytetërimesh, ku asnjë nuk ka arritur nivele teknologjike të mjaftueshme për të realizuar astro-inxhinieri në shkallë të gjerë ose nuk ka dëshirë ta bëjë këtë", shkroi ai në punim.

"Ideja është se ata janë më të përparuar, por jo shumë më të përparuar. Është si të kesh një iPhone 42 në vend të një iPhone 17", tha Corbet.

Ideja bazohet në Paradoksin e Fermit, i cili vë në pikëpyetje pse nuk kemi zbuluar ende shenja të jetës inteligjente jashtëtokësore.

Corbet sugjeron që qytetërimet e përparuara mund të jenë të afta të dërgojnë sonda me fuqi të lartë, por kjo do të kërkonte një sasi të madhe energjie dhe do të duheshin miliona ose miliarda vjet për të marrë një përgjigje.

Prandaj, ata u mërzitën.

"Ata nuk kanë shpejtësi më të madhe se drita, nuk kanë makina të bazuara në energji të errët ose materie të errët, ose vrima të zeza. Ata nuk po shfrytëzojnë ligje të reja të fizikës", tha Corbet. /Telegrafi/