LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtari holandez që pretendon se parashikoi një fatkeqësi në Turqi, mund të ketë njoftuar gjithashtu për tërmetin e sotëm në Kroaci

Shkencëtari holandez që pretendon se parashikoi një fatkeqësi në Turqi, mund të ketë njoftuar gjithashtu për tërmetin e sotëm në Kroaci

Studiuesi dhe shkencëtari holandez Frank Hoogerbeets, i cili pretendon se ka parashikuar tërmetet shkatërruese në Turqi, publikoi një video në YouTube më 12 janar, në të cilën ai tha se 16 dhe 17 shkurti janë kritike për “ngjarje të mundshme sizmike në Mesdhe”.

Është veçanërisht befasuese që një tërmet sot ka ndodhur në zonën e Kvarnerit të Kroacisë, me epiqendër në ishullin Krk  rreth orës 11:00. Shërbimi sizmologjik kroat njoftoi se magnituda ishte 4.8, transmeton Telegrafi.


Hoogerbeets u gjend në qendër të vëmendjes, pasi më 3 shkurt njoftoi se jugu i Turqisë do të goditet nga një tërmet me magnitudë 7.5. Në anën tjetër, qendra sizmologjike mesdhetare evropiane (EMSC) ka hedhur poshtë më parë mundësinë e parashikimit të një tërmeti.

Rrëfimet e qytetarëve nga qyteti turk, në afërsi të cilit ishte epiqendra e tërmetit: Këtu më nuk ka jetë
Lexo po ashtu Rrëfimet e qytetarëve nga qyteti turk, në afërsi të cilit ishte epiqendra e tërmetit: Këtu më nuk ka jetë

“Derisa metoda të dëshmohet shkencërisht, ne do të mbajmë politikën tonë: refuzojmë që kanali ynë të lidhet me pretendime parashikuese”, shkruan ata në Twitter.

“Nëse dikush do të ishte në gjendje të parashikonte tërmetet, do ta meritonte çmimin Nobel! Në vend që të bëni pretendime të paverifikuara në rrjetet sociale, është më mirë të dëshmoni vlefshmërinë e metodës në punën shkencore”, u tha ndër tjera.

“Si gjithmonë pas tërmeteve shkatërruese, mediat sociale janë të mbushura me pretendime se X ose Y e kanë parashikuar atë. Nuk ka asnjë parashikim për momentin. Mos dëgjoni njerëzit që pretendojnë se janë të suksesshëm në të!”, kanë shtuar ata në postimin e tyre në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani - shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit

Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani - shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit

Evropa
Kalo në kategori