Shkencëtarët kanë krijuar një burim energjie që do t’u mundësojë astronautëve të jetojnë në Hënë për periudha të gjata kohore.

Programi Artemis i udhëhequr nga NASA shpreson të ndërtojë një stacion në Hënë rreth vitit 2030, transmeton Telegrafi.


Universitetit Bangor ka projektuar qelizat e karburantit bërthamor, me madhësinë e farave të lulëkuqes, për të prodhuar energjinë e nevojshme për të siguruar jetën atje.

Profesori Simon Middleburgh nga universiteti tha se puna ishte një sfidë - "por ishte një punë argëtuese".

Hëna, që shihet nga disa si një urë-lidhëse për në Mars, përmban shumë burime të vlefshme të nevojshme për teknologjinë moderne.

Shpresa është se mund të përdoret si një trampolinë për të arritur planetët përtej. /Telegrafi/