LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë

Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë

Kanceri shpesh konsiderohet si një sëmundje e epokës moderne. Megjithatë, tekstet mjekësore nga Egjipti i lashtë tregojnë se shëruesit e kohës ishin të vetëdijshëm për këtë sëmundje.

Tani, prova të reja nga një kafkë më shumë se 4000 vjet e vjetër kanë zbuluar se mjekët e lashtë egjiptianë mund të jenë përpjekur të trajtojnë disa kancere, raporton cnn.

Kafka i përkiste një burri që ishte rreth 30 deri në 35 vjeç kur vdiq dhe ajo gjendet në koleksionin e laboratorit Duckworth në Universitetin e Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar.


Përhapja e qelizave malinje në gjëndrat limfatike ndodh në një fazë të caktuar të kancerit
Lexo po ashtu Përhapja e qelizave malinje në gjëndrat limfatike ndodh në një fazë të caktuar të kancerit

Që nga mesi i shekullit të XIX-të, shkencëtarët kanë studiuar sipërfaqen e dhëmbëzuar të kafkës, duke përfshirë lezione (zonë e indeve jonormale ose të dëmtuara të shkaktuara nga lëndimi, infeksioni ose sëmundje) të shumta që mendohet se përfaqësojnë dëmtimin e kockave nga tumoret malinje, transmeton Telegrafi.

Arkeologët e konsiderojnë kafkën, e cila është shënuar me numrin 236 në koleksion, si një nga shembujt më të vjetër të sëmundjes malinje në botën antike, duke datuar nga periudha midis vitit 2686 p.e.s dhe 2345 p.e.s.

Por, kur studiuesit kohët e fundit analizuan për së afërmi shenjat e tumorit me një mikroskop digjital dhe skanime me tomografi mikro-kompjuterike (CT), ata zbuluan shenja të prerjes rreth tumoreve, duke sugjeruar se instrumente të mprehta metalike ishin përdorur për të hequr rritjet.

Shkencëtarët raportuan gjetjet të mërkurën në revistën Frontiers in Medicine.

“Ishte hera e parë që njerëzimi po merrej në mënyrë kirurgjikale me atë që ne sot e quajmë kancer”, tha autori i lartë i studimit Dr. Edgard Camaros, profesor në departamentin e historisë në Universitetin e Santiago de Compostela në Coruna, Spanjë.

Megjithatë, nuk dihet nëse shëruesit u përpoqën të hiqnin tumoret ndërsa pacienti ishte ende gjallë, apo nëse tumoret u hoqën pas vdekjes, për analiza, tha Camaros për CNN.

Si po i zbulon Inteligjenca Artificiale kancerët e vegjël që nuk vërehen re nga mjekët
Lexo po ashtu Si po i zbulon Inteligjenca Artificiale kancerët e vegjël që nuk vërehen re nga mjekët

“Nëse ato shenja prerjeje janë bërë ndërsa personi ishte gjallë, atëherë po flasim për një lloj trajtimi të lidhur drejtpërdrejt me kancerin”, tha ai.

Por, nëse shenjat e prerjes janë bërë pas vdekjes, “kjo do të thotë se kjo është një eksplorim autopsie mjekësore në lidhje me atë kancer”.

Sido që të jetë, “është mahnitëse të mendosh se ata kryen një ndërhyrje kirurgjikale”, shtoi Camaros. “Por ne në fakt nuk mund të bëjmë dallimin midis një trajtimi dhe një autopsie”, pohoi ai.

“Njohuri dhe mjeshtëri” mjekësore

Mjekësia në Egjiptin e lashtë, e cila ishte dokumentuar gjerësisht në tekste mjekësore si Papirusi Ebers dhe Papirusi Kahun, ishte padiskutim i sofistikuar dhe gjetjet e reja ofrojnë dëshmi të rëndësishme dhe të drejtpërdrejta të kësaj njohurie, tha Dr. Ibrahem Badr, profesor i asociuar në departamentin e restaurimit dhe konservimit të antikiteteve në Misr University for Science and Technology në Giza, Egjipt.

“Ne mund të shohim se mjekësia e lashtë egjiptiane nuk bazohej vetëm në ilaçe bimore si mjekësia në qytetërimet e tjera të lashta”, tha Badr, i cili nuk ishte i përfshirë në kërkimin e ri. “Ajo u mbështet drejtpërdrejt në praktikat kirurgjikale”, shtoi ai.

Por, ndërsa këto dëshmi nga antikiteti u studiuan mirë gjatë shekujve XIX-të dhe XX-të, teknologjitë e shekullit të XXI-të, të tilla si ato të përdorura në studimin e ri, po zbulojnë detaje të panjohura më parë rreth arteve mjekësore të Egjiptit të lashtë, shtoi Badr.

Australiani ka gati 200 tumore në kokë dhe në duar - ai dyshon se një gjë ia ka shkaktuar këtë sëmundje
Lexo po ashtu Australiani ka gati 200 tumore në kokë dhe në duar - ai dyshon se një gjë ia ka shkaktuar këtë sëmundje

“Kërkimi ofron një drejtim të ri dhe solid për rivlerësimin e historisë së mjekësisë dhe patologjisë midis egjiptianëve të lashtë”, tha ai. Metodat e autorëve të studimit “kalojnë rezultatet e tyre nga sfera e pasigurisë dhe mundësive arkeologjike në fushën e sigurisë shkencore dhe mjekësore”.

Shkencëtarët gjetën gjithashtu lezionet e kancerit në një kafkë të dytë nga koleksioni Duckworth. Etiketuar E270 dhe daton nga viti 664 para Krishtit deri në 343 para Krishtit, i përkiste një gruaje të rritur që ishte të paktën 50-vjeçare. Ekipi identifikoi tre lezione në ekzemplar ku tumoret malinje kishin dëmtuar kafkën.

Ndryshe nga kafka 236, E270 nuk tregoi shenja të operacionit në lidhje me sëmundjen. Por, kafka e gruas përmbante fraktura të shëruara prej kohësh, duke treguar suksesin e ndërhyrjes paraprake mjekësore për dëmtimet e kokës.

“Ai person mbijetoi shumë vite pas asaj traume”, tha Camaros.

Shkrimi i ‘biografisë’ së kancerit

Analiza e të dy kafkave “është një pjesë e jashtëzakonshme e hulumtimit që ofron prova të reja dhe të qarta shkencore në lidhje me fushën e patologjisë dhe zhvillimin e mjekësisë midis egjiptianëve të lashtë”, tha Badr.

Ky i fundit, i cili bashkëpunon me shkencëtarë nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara për të studiuar aterosklerozën (ndërtimi i pllakave në muret arteriale) në mumiet e lashta egjiptiane, shpjegoi se puna e tij ndjek të njëjtin drejtim shkencor si analizimi i kafkës.

Duke kryer ekzaminime të hollësishme të mumieve duke përdorur teknologji të shekullit të XXI-të si skanimet CT dhe sekuencat e ADN-së, Badr dhe kolegët e tij shpresojnë të ndriçojnë më tej shtrirjen e njohurive mjekësore në antikitetin egjiptian.

Si të përballeni kur prindi juaj diagnostikohet me kancer, sipas ekspertëve
Lexo po ashtu Si të përballeni kur prindi juaj diagnostikohet me kancer, sipas ekspertëve

“Ekziston një nevojë urgjente për të rivlerësuar historinë e mjekësisë egjiptiane duke përdorur këto metodologji shkencore”, tha Badr dhe shtoi se “duke përdorur këto teknika moderne, ne do të jemi në gjendje të studiojmë dhe të fitojmë një kuptim më gjithëpërfshirës dhe të saktë të mjekësisë në Egjiptin e lashtë”.

Gjetjet e reja ndihmojnë gjithashtu për të përfunduar një pjesë të “biografisë së errët” të kancerit duke shtuar një kapitull që është shkruar mijëra vjet më parë, shtoi Camaros.

“Sa më shumë shikojmë në të kaluarën tonë, aq më shumë e dimë se kanceri ishte shumë më i përhapur, shumë më i pranishëm nga sa mendonim”, tha ai.

Një moment historik mjekësor

Perceptimi i egjiptianëve të lashtë për kancerin përqendrohej rreth tumoreve të dukshme që prodhonte sëmundja.

Vëzhgimi më i hershëm i regjistruar i kancerit është në një tekst të lashtë mjekësor egjiptian të njohur si Papirusi Kirurgjik Edwin Smith, i cili daton rreth viteve 3000 para Krishtit deri në 2500 para Krishtit. Ky tekst përmban 48 raste studimore që mbulojnë sëmundje të ndryshme, duke përfshirë një përshkrim të kancerit të gjirit.

Ndërsa shëruesit në Egjiptin e lashtë mund të kenë qenë të vetëdijshëm për kancerin, trajtimi i tij ishte një histori tjetër.

Shumica e rasteve mjekësore në papirusin Edwin Smith përfshinin përmendje të ilaçeve ose strategjive për shërim. Por, nuk kishte asnjë për tumoret e pacientit me kancer gjiri, tha Camaros.

Ilaçet që përdoren për humbje të peshës mund ta ulin rrezikun për kancerin e zorrëve
Lexo po ashtu Ilaçet që përdoren për humbje të peshës mund ta ulin rrezikun për kancerin e zorrëve

“Në mënyrë specifike thotë se nuk ka trajtim”, tha ai dhe shtoi se “ata e kuptuan se ky ishte një kufi kur bëhej fjalë për njohuritë e tyre mjekësore”.

Megjithatë, prerjet rreth tumoreve të kafkës sugjerojnë se shëruesit në Egjiptin e lashtë po përpiqeshin ta ndryshonin atë, duke hequr tumoret në mënyrë kirurgjikale ose për të shëruar pacientin ose për të ekzaminuar tumoret më nga afër.

“Ne kemi këto dy mundësi: në një mënyrë që ata u përpoqën ta trajtonin atë, ose në një mënyrë që ata u përpoqën ta kuptonin atë në mënyrë mjekësore, në kuptimin e trajtimit ndoshta në të ardhmen”, tha Camaros. “Unë mendoj se ky është një moment historik në historinë e mjekësisë”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Kalo në kategori