Të paktën 25 persona, përfshirë një oficer policie janë vrarë pas një shkëmbimi me zjarr në Rio de Janeiro të Brazilit.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, shkëmbimi i zjarrit ndodhi gjatë një operacioni policor në një lagje në zonën Jacarezinho të qytetit.


Policia Civile nisi operacionin pasi mori njoftime se trafikantët e drogës po rekrutonin fëmijë për bandën e tyre.

Bëhet e ditur se dy pasagjerë në një tren metroje u goditën nga plumbat, por mbijetuan.

Policia në qytetin brazilian konfirmoi vdekjen e një prej oficerëve të tyre. Në një deklaratë në Facebook thuhet se “ai nderoi profesionin që ai e donte”.

Sipas lajmeve lokale, banda e vendosur në cak në këtë bastisje përfshihet në trafikim droge, vrasje dhe rrëmbime. /Telegrafi/