Violinisti i njohur në filharmoninë e Vjenës Shkëlzen Doli, lavdëron këngëtarin nga Gjakova, Shkëlzen Jetishin.

Gjakova si djep i kulturës dhe tempull i dijes, gjithmonë është shquar edhe për vokale ekstravagante, siç është këngëtari brilant dhe më i natyrshëm që unë kam njohur dhe përjetuar deri tani në skenë: Shkëlzen Xen Jetishi Mozart-i.


Në Lozhat Masonike kishte mësuar se, rruga për përsosmërinë e individit dhe e shoqërisë përshkruhet në 3 shtylla kryesore: dituria, forca dhe bukuria.

DoliBlog Shkëlzen Doli

Ashtu siç njëjtë përshkruhet edhe në botën e artit përsosmëria e një këngëtari: interpretimi, forca e aftësia për të magjepsur publikun dhe bukuria e timbrit te zërit.

Tipare këto, të cilat i posedon deri në përsosmëri këngëtari jonë gjakovar Shkëlzen Jetishi. Një kolos i jashtëzakonshëm i Tempullit gjakovar.

Tempull, të cilin edhe mbreti Salomon do e kishte zili. Krenar për kohën e bukur artistike që kemi përjetuar së bashku dhe kontributin tënd për Gjakovën.

artworks 000291818544 trxw7g t Shkëlzen Jetishi

Ndër të tjera karriera artistike është si në Opera, ku mbas çdo akti bëhet pushim. Kam shpresë dhe uroj që aktin e dytë ta fillojmë së bashku.