LAJMI I FUNDIT:

Shkathtësitë e Ford Range Raptor, testohen krahas të fuqishmit Range Wildtrak (Video)

Shkathtësitë e Ford Range Raptor, testohen krahas të fuqishmit Range Wildtrak (Video)

Simulimi që është zhvilluar në Tajlandë, tregon kapacitetet e mahnitshme që ka Range Raptor

Range Raptor që pritet të prezantohet në fillim të vitit që vjen, deri më tani është parë teksa testohej në rrugë, transmeton Telegrafi.


Megjithëse është thënë se mund të lansohet gjatë 2019-ës, Ford nuk ka konfirmuar asgjë në këtë drejtim.

E tëra që dihet deri më tani, është se do të shitet fillimisht në një pjesë të Azisë, që përfshinë Tajlandën dhe Australinë. Pritet të ketë motor turbo-dysh me naftë, 2.0-litra që prodhon 210 kuajfuqi.

Në shtetin tajlandez, ku edhe pritet të lansohet më së pari, është bërë një simulim në ambient të brendshëm, ku Range Raptor është testuar krahas Range Wildtrak.

Ky i fundit, me kapacitet prej 3.2-litrave që prodhon 197 kuajfuqi, njihet si shumë i shkathtë dhe i fuqishëm. Por, kushëriri tij i afërt nga Ford, është i po të njëjtit nivel. /Telegrafi/