Shkatërrohet rrjeti evropian i drogës, policia spanjolle sekuestron një ton kokainë - publikohen pamjet e operacionit

Policia kombëtare spanjolle i ka dhënë një goditje të madhe krimit të organizuar pasi shkatërroi një rrjet ndërkombëtar të kontrabandës së kokainës që vepronte përmes portit të Valencias, duke sekuestruar 1078 kilogramë drogë.
Bëhet e ditur se në operacionin e quajtur Back-Pack, i cili u koordinua përmes EUROPOL-it, u arrestuan 20 persona në tre vende evropiane: 17 në Spanjë, dy në Belgjikë dhe një në Francë.
Në kuadër të fushatës u kontrolluan 11 banesa, ku u gjetën armë, automjete luksoze dhe materiale të tjera kriminale.
Organizata po vendoste drogë në kontejnerë të ligjshëm, përcjell Telegrafi.
Kontakti kryesor për mbërritjen e ngarkesave në portin e Valencias ishte një figurë e njohur si “Power Broker”, një person me reputacion në qarqet kriminale ndërkombëtare që ndërmjetësonte mes karteleve kolumbiane dhe liderëve evropianë të rrjetit, të ashtuquajturit. HVT's (High Value Target).
Raportohet se një nga arrestimet më të profilit të lartë është drejtuesi i një celule belge, i cili ka një njoftim të kuq të INTERPOL-it dhe ka më shumë se katër vjet në arrati nga drejtësia.
Policia e gjeti atë në një vilë luksoze në bregun e Levantes, ku po kryente operacione me ndihmën e një anëtari të Hells Angels.
Qyteti Denia në provincën e Alicante shërbeu si bazë logjistike dhe financiare e pjesës belge të rrjetit.
Aty u arrestua edhe një luftëtar i MMA-s, i cili ishte ndërmjetës në organizatë, si dhe trajneri i tij.
Të dy u shpallën jashtëzakonisht të rrezikshëm, me një të kaluar të pasur kriminale, ndaj gjatë kontrollit u përdorën njësitë elitare GEO dhe GOES.
Arrestimet dhe kontrollet kanë çuar në sekuestrimin e sendeve të mëposhtme:
1078 kilogramë kokainë;
Kriptomonedha;
Dy armë zjarri;
Tetë vetura luksoze;
Armë të ndaluara;
15000 euro cash;
1000 euro kartëmonedha të falsifikuara;
60 telefona;
Një kamion rimorkio.
Ndryshe, tetë prona dhe 27 llogari bankare të lidhura me organizatën kriminale u bllokuan gjithashtu.
Operacioni zgjati më shumë se një vit dhe policia tha se bashkëpunimi ndërkombëtar ishte çelësi i suksesit të tij. /Telegrafi/

















































