Kryetari i deritanishëm i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, Valdet Osmani, i zgjedhur me vendim të Gjykatës së Apelit, në mbledhjen e jashtëzakonshme, me 31 vota pro dhe asnjë kundër, është shkarkuar.
Anëtari i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, Ilir Blakaj tha se nuk mund të kontestojnë vendimin e gjykatës, por vetëm të shkarkohet i njëjti për shkak se sipas tij, Osmani nuk po i jep llogari kuvendit të tij.
“Meqë gjykata e ka marrë vendimin ne nuk kemi se çfarë të votojmë. Ne mund ta qesim këtë situatë në vendim, se a do të pranojmë që ky person të vazhdojë dhe të na dërgoj e-mailin dhe të na udhëheqë 180 persona. Pra, a do ta pranojmë Valdet Osmanin, i cili na është caktuar me vendim të gjykatës. Ai që 1 muaj e gjysmë është në post dhe kuvendit të tij nuk i jep llogari. Unë dëshiroj që ta qes në votim, a po e shkarkojmë Valdet Osmanin”, tha ai.
Më pas, është votuar heqja e pezullimit për personin e autorizuar të shoqatës, Blerta Vulaj-Rizvanolli, për çka ka marrë pëlqimin e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, e po ashtu të heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe pezullimit të kryesisë.
Kryetari Arianit Loxha, tha se në funksionin dyvjeçar, kanë pasur minimalisht 40 takime.
“Ditëve të fundit as kryesinë nuk kam mundur ta mbledh dhe në gjendjen shëndetësore të krijuar, unë jap dorëheqje para jush. Kërkoj prej juve mirëkuptim dhe kërkoj falje”, tha ai.
Xhafer Plakiqi, Bujar Demjaha, janë dy emrat që kanë plotësuar kryesisë së re së Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës. Pjesë e kryesisë do të jenë edhe Kreshnik Ferizi, Ideal Fejza dhe Ilir Blakaj./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë