Ministrja Hajdari ka treguar arsyet e shkarkimeve të fundit në bazë të të gjeturave në Telekomi, KEK, Ibër-Lepenc, Hidroregjioni, Infrakos. Ajo ka thënë se gjatë vitit 2018, humbjet e ndërmarrjes Telekomi kanë qenë 15,6 milionë euro, ndërsa më 2019 janë regjistruar 23,6 milionë euro humbje.
“Gjatë vitit 2018 humbjet e ndërmarrjes kanë qenë 15.6 milionë euro, ndërsa më 2019, janë regjistruar 23,6 milionë euro humbje, pra humbjet janë rreth 50 për qind. Detyrimet e ndërmarrjes për 2018 kanë qenë 50.2 milionë euro, ndërsa për 2019 detyrimet sillen rreth 72,5 milionë ose një rritje prej 16,3 milionësh”, ka thënë Hajdari.
Ministrja Hajdari ka rikujtuar se në 5–6 muajt e fundit, ndërmarrja nuk ka arritur të paguajë me rregull rrogat e punëtorëve, ka pasur shpenzime të tepërta si rroga të larta të menaxhmentit pesëfish sa rroga e ministrit, ndërkohë që menaxhmenti tashmë i shkarkuar ka kërkuar subvencione për rroga të punëtorëve.
Ajo ka folur edhe për parregullsitë në KEK, ku janë ndarë bonuse për bordin në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Ekonomisë të vitit 2017, shpenzime të paplanifikuara, probleme në prokurim, shkelje në punësim dhe nepozitëm.
“KEK-u përballet me rreth 20 milionë euro kërkesa ligjore, si pasojë e keqmenaxhimit. Një pjesë e këtyre kërkesave rrezikojnë arbitrazhin, që mund të përcillet me kosto dhe ndëshkime shtesë. Në një tjetër rast, ndërmarrja nuk ka filluar me kohë dhe nuk ka vazhduar arbitrazhin për borxhin në lartësi 4,5 milionë euro që një operator privat i ka KEK-ut nga viti 2013.Ndërmarrja i është detyruar rreth 11 milionë euro ndëshkime Administratës Tatimore të Kosovës. 6 milionë dyshohet se janë ndëshkime e gjoba vetëm për shkak të moskomunikimit dhe shpërfilljes së rasteve prej përfaqësuesve të KEK-ut”, ka thënë Hajdari.
Ministrja Hajdari ka përmendur edhe disa nga keqmenaxhimet dhe shkeljet e kryeshefit ekzekutiv Agron Thaqi, të shkarkuar nga ndërmarrja Infrakos, i cili ka aktakuzë të ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar.
Ajo tha se janë gjetur edhe shkelje dhe keqpërdorime në punësime në këtë ndërmarrje.
“Në konkursin e fundit të datës 16.01.2020 të shpallur për punësime (17 pozita), nga kryeshefi Ekzekutiv Agron Thaqi, në kohën më të vështirë financiare të Infrakosit, ku Infrakosi nuk ka mjete të mjaftueshme për paga për stafin ekzistues e jo më të pranohen punëtorë të tjerë. Lista e të punësuarve në këtë konkurs në ndërmarrje tregon për parregullsi dhe nepotizëm, në procedura të rekrutimit, ku zyrtarët e Infrakosit kanë arritur të punësojnë të afërmit e tyre, për të mundësuar punësime të reja. Kryeshefi Ekzekutiv z.Agron Thaqi, gjatë rekrutimit e ka rritur numrin e pozitave pas datës së konkursit, pa arsye dhe pa ecuri ligjore nga 17 pozita sa kanë qenë në konkurs, në fund të rekrutimit i ka pranuar në pune 27 pozita”, ka thënë Hajdari.
Hajdari ka theksuar se shkarkimi i bordit të Ibër-Lepencit ka ardhur për shkak të humbjeve të akumuluara prej mbi 45 milionë eurosh, mosrealizimi i projekteve, mbipunësimi, nepotizmi, teksa në Hidroregjonin Jugor Prizren ka pasur shpenzime të pakontrolluara, mosrealizim të projekteve, investime të dyshimta dhe mos përputhje të pasqyrave financiare sipas gjetjeve të Auditorit.
Fjalimi i plotë
Ndërmarrja Publike Qendrore “Telekomi i Kosovës” Sh. A.
Bordi i përkohshëm është mbështetur në këto gjetje në vendimet e shkarkimit të kryeshefit, zëvendëskryeshefave dhe të zyrtarit kryesor financiar:
Thellim i humbjeve — Gjatë vitit 2018, humbjet e ndërmarrjes kanë qenë 15,6 milionë euro. Më 2019, janë regjistruar 23,6 milionë euro humbje. Pra, humbjet janë thelluar për 50 për qind.
Detyrimet në rritje — Detyrimet e ndërmarrjes për 2018 kanë qenë 50,2 milionë euro, kurse për 2019 detyrimet sillen rreth 72,5 milionëve. Pra, kemi një rritje prej 16,3 milionësh.
Rikujtojmë gjithashtu:
Problemet me likuiditet — Ndërmarrja ka probleme me likuiditet, që është rënduar akoma gjatë pandemisë. Në 5–6 muajt e fundit, ndërmarrja nuk ka arritur të paguajë me rregull rrogat e punëtorëve.
Kur kemi shkarkuar bordin, kemi përmendur këto probleme kyçe:
Kontrata të pafavorshme — Ndërmarrja ka lidhur vazhdimisht kontrata të marketingut me portale fiktive ose për shuma të paarsyeshme; kontrata të rishitjes së shërbimeve me provizion tejet të lartë, të paarsyeshëm — që kanë qenë bazë për shkarkimin e bordit
Shpenzimet e tepërta — Ndërmarrja ka dhënë rroga të larta të menaxhmentit (pesëfish rroga e ministrit), ndërkohë që menaxhmenti tashmë i shkarkuar ka kërkuar subvencione për rroga të punëtorëve.
Mbipunësimi — Ndërmarrja është rënduar me emërime e gradime pa kriter, nepotizëm e politizim. Punëtorët përballen me diskriminim në paga.
Ndërmarrja Publike Qendrore “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës” Sh. A.
Bordi i ri ka shkarkuar kryeshefin dhe zëvendëskryeshefin. Ka emëruar ushtrues detyre të kryeshefit z. Luigj Ymeri, drejtor i termocentralit Kosova B. Në ndërmarrje kemi identifikuar këto gjetje, për të cilat përgjegjësinë e ndajnë bordi i shkarkuar dhe dy ish-zyrtarët e lartë tashmë të shkarkuar:
Bonuset në kundërshtim me vendimin e Ministrit — Më 2017, ministri i Zhvillimit Ekonomik ka ndaluar dhënien e bonuseve për bordet e ndërmarrjeve publike. Por bordi i KEK-ut ka vendosur t’i ndajë vetes bonuse. Për më tepër, në vitin 2019 ka përcaktuar kriteret për t’ia vlerësuar vetes punën që ka bërë më 2018. Vendimet e bordit pra janë jo vetëm të paligjshme, por të turpshme.
Shpenzime të paplanifikuara, problemet në prokurim — Në vazhdimësi ka probleme me tenderët. Një nga shembujt më të fundit është kontrata mbi 1-milionëshe e skanimit: Në dhjetor të vitit të kaluar, KEK-u ka lidhur kontratë me vlerë mbi 1 milion euro për të digjitalizuar dokumente. Kontrata s’ka qenë fare e paraparë në planin e biznesit.
Shkeljet në punësim
Nepotizmi — Listat e të punësuarve në ndërmarrje dëftojnë për parregullsi dhe nepotizëm në procedura të rekrutimit. Anëtarët e bordit kanë arritur të punësojnë të afërmit e tyre në pozita të rëndësishme në menaxhment.
Dyfishimi i pozitave — Për të mundësuar punësime të reja, ndërmarrja ka dyfishuar pozitat dhe njësitë administrative pa arsye e pa ecuri të ligjshme. Janë emëruar pa konkurs zyrtarë në sa e sa pozita të rëndësishme.
Emërimet e gradime të parregullta — P.sh., është emëruar zyrtari i auditimit të brendshëm pa qenë fare kontabilist i certifikuar, siç kërkohet me ligj.
Punësimi i pensionistëve — KEK-u ka punësuar kundërligjshëm persona mbi moshën 65-vjeçare të pensionimit dhe i ka mbajtur në punë për vite të tëra. Rrjedhimisht, ka shkaktuar dëm që kalon vlerën 270 mijë euro. Bordi nuk ka ndërmarrë veprime konform ligjit për të trajtuar këtë çështje.
Diskriminimi në paga — Struktura e pagave është përpiluar sipas personave, jo pozitave. Ka punonjës që paguhen dyfish sa eprori.
Keqpërdorimet me pagat jubilare — Ndërmarrja nuk u ka paguar punonjësve të vet pagat jubilare që u takojnë, duke shkaktuar konteste të kushtueshme në gjykata. Por në prag të zgjedhjeve, ndërmarrja u ka dhënë pagë jubilare punonjësve që nuk kanë pasur këtë të drejtë, dhe kështu ka shkaktuar padi për diskriminim dhe shpenzime shtesë të procedurave gjyqësore.
Keqmenaxhimi i pronës dhe shkelje të tjera
Vonesat në shpronësime — Shkaku i mosveprimit dhe mosbashkëpunimit me komunën, ndërmarrja shpronëson ngastra pasi ato të jenë mbushur me ndërtesa spekulative, që s’kanë qëllim tjetër pos të përfitojnë nga kompensimi për shpronësim. Kostoja e shpronësimit në dy projekte të fundit, për sipërfaqe prej rreth 170 hektarësh, pritet të tejkalojë 50 milionë euro.
Rreziku nga kërkesat ligjore — KEK-u përballet me rreth 20 milionë euro kërkesa ligjore, si pasojë e keqmenaxhimit. Një pjesë e këtyre kërkesave rrezikojnë arbitrazhin, që mund të përcillet me kosto dhe ndëshkime shtesë. Në një tjetër rast, ndërmarrja nuk ka filluar me kohë dhe nuk ka vazhduar arbitrazhin për borxhin në lartësi 4,5 milionë euro që një operator privat i ka KEK-ut nga viti 2013.
Keqmenaxhimi i financave — Ndërmarrja i është detyruar rreth 11 milionë euro ndëshkime Administratës Tatimore të Kosovës. 6 milionë dyshohet se janë ndëshkime e gjoba vetëm për shkak të moskomunikimit dhe shpërfilljes së rasteve prej përfaqësuesve të KEK-ut.
Shpenzime të tjera — Ndërmarrja ka blerë pa nevojë mbi 20 vetura, ka paguar për shërbime të kontraktuara pa procedura ligjore, dhe ka lidhur kontrata për shitblerje të energjisë me operatorë që dyshohen të jenë rremë. Në fund, u janë dhënë bonuse menaxhmentit dhe auditorëve, si nxitje për të mos audituar menaxhmentin.
Aktakuza ndaj drejtorit — Në prill 2020, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj anëtarit të bordit të shkarkuar dhe disa zyrtarëve të lartë të KEK-ut për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare në lidhje me pronën e ndërmarrjes. Dëmi i shkaktuar sipas aktakuzës është rreth 12 milionë euro.
Ndërmarrja Publike Qendrore NPH “Ibër-Lepenc” Sh.A.
Qeveria ka shkarkuar bordin duke pasur parasysh këto gjetje:
Humbjet — Ndërmarrja ka humbje të akumuluar prej mbi 45 milionë eurosh.
Mosrealizimi i projekteve
Nuk është realizuar projekti “Riparimi i kanalit kryesor Mihaliq–Besi”.
Nuk është realizuar projekti “Sanimi i rrëshqitjes së dheut” nga viti 2018. Vlera e kontratës ishte gati 500 mijë euro.
Qeveria e Kosovës ka marrë 22 milionë euro kredi për Ibër-Lepencin, për të mbështetur projektin “Siguria e ujit dhe mbrojtja e kanalit”. Gjatë tri vjetëve prej se ka filluar implementimi, janë disbursuar vetëm 2 për qind e mjeteve.
Mbipunësimi
Ekspertët thonë se Ibër-Lepenci mund të operojë me më pak punëtorë.
Më 2017, 73 për qind e të hyrave janë dhënë për paga e mëditje. Por ndërmarrja ka planifikuar të shtojë punësimin në planin e 2018-tës. Punëtorët e rinj janë punësuar më 2019.
Nepotizmi — Punësimi mbi baza familjare dhe lidhje me partitë politike është më se i dukshëm në ndërmarrje.
Ndërmarrja Publike Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjoni Jugor” Sh.A. Prizren
Qeveria ka shkarkuar bordin e kësaj ndërmarrjeje dhe ka emëruar një bord të përkohshëm. Theksojmë këto gjetje:
Opinioni i auditorit — Gjendja me pasqyrat financiare është përkeqësuar nga viti në vit. Zyra Kombëtare e Auditimit ka dhënë opinion të kualifikuar për vitin 2017, që domethënë se pasqyrat financiare kanë pasur gabime materiale në disa aspekte. ZKA ka dhënë opinion të kundër për vitin 2018, që domethënë se pasqyrat financiare nuk pasqyrojnë gjendjen e vërtetë në të gjitha aspektet. Përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi bordin e shkarkuar, që ka qenë i emëruar më 2015, ka pranuar pasqyrat financiare dhe nuk ka marrë masa për të adresuar çështjet.
Shpenzimet e pakontrolluara — Përgjatë viteve 2016 e 2017, ndërmarrja ka shpenzuar rreth 50 për qind më shumë nga ç’ka planifikuar të shpenzojë. Për 2016, s’janë planifikuar as 3,5 milionë euro shpenzime, por janë harxhuar mbi 5 milionë. Për 2017, s’janë planifikuar as 3,5 milionë, e janë shpenzuar gati 5,4 milionë euro. Ndërmarrja ka planifikuar mbi 8 milionë shpenzime për 2018-tën, shumë përtej shumës së planifikuar dhe të shpenzuar në vitet paraprake. (Raportet e ZKA-së)
Mosrealizimi i projekteve — Donatorët ndërkombëtarë janë ankuar vazhdimisht për pengesa në projekte investive për shkak të mosbashkëpunimit të menaxhmentit. Bordi nuk ka adresuar situatën.
Investimet e dyshimta — Ndërmarrja ka dhënë një tender për të shpuar puse të ujit mes puseve ekzistuese. Çdo person laik do të mund të këshillonte ndërmarrjen se shpimet e reja nuk do të rrisnin sasinë e ujit që mund të nxirret. Në rastin e KRU Hidroregjionit, sasia e ujit që nxirret nga këto puse ka rënë.
Ndërmarrja Publike Qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos Sh. A.”
Bordi i përkohshëm ka larguar kryeshefin, që më parë ka qenë i pezulluar nga puna.
“Disa nga keqmenaxhimet dhe shkeljet e Kryeshefit Ekzekutiv z.Agron Thaqi, Ndermarrja Pubklike Infrakos SH.A:
“ 1. Ka te ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda për vepër penale keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar.
“ 2. Janë duke zhvilluar hetime nga Policia e Kosovës, Departamenti i Krimeve të rënda, për keqpërdorim të Pronës së Hekurudhave të Kosovës Infrakos, në pronëë te Stacioni i Trenit, Komuna Prishtine.
“ 3. Ka shkelje dhe keqmenaxhim në patundshmëri, në procedura si dhe ne dhenien me qira te pronave te Infrakosit.
“ 4. Infrakosit i kanë kushtuar me shumë se 4 milionë Euro borgje si: Operatori i Trenave Trainkos, Telekomi i Kosovës si dhe furnitorë tjerë siç janë qiramarrësit e pronave etj. Po ashtu Infrakosi ka borgje në obligime tatimore ndaj Institucioneve të shtetit dhe obligime ndaj furnitorëve tjerë mbi 2.5 milionë Euro. Nga Kryeshefi Ekzekutiv z.Agron Thaqi nuk jane marrë masat e duhura për shlyrjen e këtyre borgjeve.
“ 5. Shkelje dhe keqpërdorime në punësime, punësimet nga Kryeshefi Ekzekutiv Agron Thaqi, janë bërë në kundërshtim me krijimin e kushteve të barabarta për punë dhe punësim si; punësimi dhe sistemimi i punëmarrësve jo sipas meritës por sipas lidhjeve miqësore e familjare etj. Po ashtu te disa zyrtarë nuk korrespodon vendi i punës (pozitës) që e mbajnë me kontratën që e kanë për punë (pozitë). Në konkursin e fundit të datës 16.01.2020 të shpallur për punësime (17 pozita), nga Kryeshefi Ekzekutiv z.Agron Thaqi, në kohën më të vështirë financiare të Infrakosit, ku Infrakosi nuk ka mjete të mjaftueshme për paga për stafin ekzistues e jo më të pranohen punëtorë të tjerë.
“Lista e të punësuarve në këtë konkurs në ndërmarrje tregon për parregullsi dhe nepotizëm, në procedura të rektutimit, ku zyrtarët e Infrakosit kanë arritur të punësojnë të afërmit e tyre, për të mundësuar punësime të reja. Kryeshefi Ekzekutiv Agron Thaqi, gjatë rekrutimit e ka rritur numrin e pozitave pas datës së konkursit, pa arsye dhe pa ecuri ligjore nga 17 pozita sa kanë qenë në konkurs, në fund të rekrutimit i ka pranuar në pune 27 pozita. Si dhe ka nënshkruar kontrata në mënyrë jo ligjore të këtyre punëtorëve të rinj, sepse kontratat për punëtorët e rinj nënshkruhen me një afat të caktuar të punës provuese e jo të nënshkruhet kontrata e përhershme.
“ 6. Mos transparencë rreth zbatimit të projektit- Rehabilitimi i pjesës jugore te linjës 10-të hekurudhore Fushë Kosovë – Hani i Elezit.
“ 7. Ka ankesa nga Sindikata e Pavarur e Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës Infrakos, për keqpërdorim dhe keqmenaxhim nga Kryeshefi Ekzekutiv z.Agron Thaqi, si në: Punësimi i tepërt në administratë, dhe jo vetëm, pa asnjë kriter, dhe nepotizëm, keqpërdorime në Sektorin e Patundshmërisë, ku është dëmtuar kompania në masë të madhe, Keqpërdorimi i mjeteve financiare përmes tenderëve në sektorë të veçantë, Keqpërdorimi i Projektit për rehabilitimin e Hekurudhës, si dhe mos pagesa e Trustit dhe Tatimit në paga e stafit të Infrakosit.
“Prandaj duke u bazuar në të gjitha këto shkelje dhe keqpërdorime Kryeshefi Ekzekutiv z.Agron Thaqi ka vepruar në kundërshtim me detyrat fiduciare (të besuara), si: Drejtësi, llogaridhënie, ndershmëri, përgjegjësi dhe besim.”
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër
Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve
Xhemaili: Kurti nuk ka arsye të preket për doracakun se nuk i mëson fëmija në Kosovë
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit