Shkaku i një defekti gjatë punimeve në nënkalim, rreth gjysma e Lipjanit mbesin pa ujë

Një pjesë mjaftë e madhe e qytetarëve të Lipjanit prej të mërkurës pasdite kanë mbetur pa ujë të pijshëm që furnizohen nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”. Qytetarët gjatë së enjtes kanë reaguar lidhur me këtë çështje, derisa kanë bërë dhjetëra kërkesa në degën e kësaj kompanie në Lipjan.
“Jemi në hall dhe nuk i dimë arsyeje e sakta se pse është ndërprerë ujësjellësi në lagjen e ‘Akllapit’ dhe në disa lagje të tjera. Si banor të Lipjanit i kemi telefonuar zyrtarët e ujësjellësit, por as ata nuk na kanë dhënë saktë përgjigje por vetëm kanë thënë se ka ndodhur një defekt diku në qytet gjatë punimeve”, ka thënë për Telegrafin Lulëzim Zejnullahu, banor nga Lipjani.
Po ashtu rreth kësaj çështje ka reaguar edhe shefi i Grupit të kuvendarëve të PDK-së në Lipjan, Arsim Jashari. Ai nëpërmjet një shkrese ka thënë se institucionet publike duhet ta marrin përgjegjësinë për defektin e gypit të ujësjellësit gjatë punimeve në nënkalimin e qytetit.
“Temperaturat 36 gradë, pjesa më e madhe e qytetit pa ujë, nga dje ora 17:00, për shkakun se kompania e cila po kryen punimet tek nënkalimi ka dëmtuar kyçen kryesore. Ende, vazhdojnë të mbesin pa ujë në këto temperatura të pa përballueshme. Përgjegjësia zero”, ka thënë Jashari.
Telegrafi ka provuar të marrë një deklaratë nga drejtuesit e KRU “Prishtina”, por nuk kanë qenë të qasshëm. I pa qasshëm ka qenë edhe drejtori për Shërbime Publike në Lipjan, Burim Rrustemi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vazhdon gjendja emergjente me mbeturina në kryeqytet, drejtori Brestovci me akuza për “Pastrimin”

Qytetarët duhet të paguajnë 5 euro për shërbime shëndetësore në zonën ku nuk jetojnë

Nënshkruhet marrëveshja për fuqizimin ekonomik të grave në Podujevë

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë