Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit K. P., shtetas i Republikës së Kosovës, për vepër penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Në njoftimin për media thuhet se pas shqyrtimit gjyqësor, gjyqtari i Departamentit të Përgjithshëm, Samedin Cena, e shpalli fajtor të pandehurin K. P., për veprën penale të rrezikimit të trafikut publik, e cila kishte përfunduar me fatalitet.


“Të pandehurit iu shqiptua dënim me burgim në kohëzgjatje prej shtatë vjet si dhe dënim plotësues marrje e lejes së vozitjes, duke i ndaluar drejtimin e automjetit në kohëzgjatje prej tri vjet, duke u llogaritur pas mbajtjes së dënimit të shqiptuar”, thuhet në njoftim.

I pandehurit K.P., është gjetur fajtor sepse më 30.06.2022 rreth orës 12:05 minuta në lagjen ‘Dardania’ në Gjakovë, saktësisht përball marketit “E.” nga pakujdesia rrezikoi trafikun publik edhe pse ka qenë i vetëdijshëm se me një veprim të tillë do të ketë pasoja.

“I pandehurit K. P., është gjetur fajtor sepse më 30.06.2022 rreth orës 12:05 minuta në lagjen ‘Dardania’ në Gjakovë, saktësisht përball marketit ‘E’, nga pakujdesia rrezikon trafikun publik edhe pse ka qenë i vetëdijshëm se me një veprim të tillë të do vjen deri te pasoja e ndaluar, lehtas e ka marrë se gjerë tek ajo nuk do të vjen apo në momentin e duhur do t’i shmanget dhe me këtë i’u shkakton vdekjen tani të ndjerëve M. S. dhe S. G.

Derisa i pandehuri K. P., ishte duke drejtuar automjetin e tipit VW Golf, me targa ..-...-.., fillon të bëjë kthim të pasigurt nga ana e djathtë në të majtën e drejtimit të lëvizjes së tij, duke i’a marrë përparësinë e lëvizjes automjetit të tipit “Opel” me targa ...-..-.. (autoambulancës së QKMF-së në Gjakovë), e cila vinte nga drejtimi i Pejës për në Gjakovë me drita vezulluese dhe alarmin sinjalizues”, thuhet në njoftim.

Sipas komunikatës, në pamundësi që t’i shmanget aksidentit, automjeti i ambulancës me pjesën e parë e godet veturën e të pandehurit në pjesën anësore të anës së djathtë.

“Vetura e të pandehurit gjatë rrokullisjes e godet veturën e tipit ‘Mercedes 208’ me targa ..-...-.. pronë e të dëmtuarit A. D., ndërsa autoambulanca devijon jashtë rrugës dhe e godet veturën e tipit “ Golf 2 “me targa ..-...-.. pronë e të dëmtuarës K. M. si dhe veturën e tipit ‘Kia Sorento’ pronë e të dëmtuarit P. O., ku si pasoj e këtij aksidenti përveç dëmeve materiale, kanë ndërruar jetë S. Gj. me datë 01.07.2022 dhe M. S.me datë 05.07.2022, ndërsa lëndime të rënda trupore pësojnë A. A., Z. D. dhe F. B., të cilët ishin në automjetin e ambulancës, lëndime këto të përshkruara në ekspertizën mjeko”, thuhet tutje në njoftim.

I pandehuri është obliguar që në emër të shpenzimeve të procedurës të paguaj shumen prej 1700 euro dhe koha e kaluar në paraburgim nga data 30 qershor 2022 e deri më datë 21 nëntor 2023, do t’i llogaritet në dënimin e shqiptuar.

Të dëmtuarit për realizimin e kërkesës pasurore juridike, udhëzohet në kontest të rregullt juridiko civil. /Telegrafi/