Aston Martin V8 Zagato, që dikur i përkiste aktorit të madh britanik Rowan Atkinson i njohur për rolin e Mr. Bean, është ofruar për shitje.

Prej vitesh Aston Martin dhe Zagado kanë bashkëpunuar në projekte unike që i kanë prezantuar si “vepër arti” siç është modeli V12 Vantage Zagato, që R-Forged e “riktheu” në jetë në serinë e Continuation, transmeton Telegrafi.


2 37

Aston Martin gjithashtu po shënon ditëlindjen e 100-të të Zagato, duke sjellë koleksionin DBZ Centenary që tashmë është shitur.

3 26

Fjala është për DB4 GT Zagato Continuation dhe DBS GT Zagato, që tashmë kanë pronarët e tyre të rinj.

4 21

Megjithatë në treg është shfaqur një veturë tejet interesante, legjendari Aston Martin Vantage Zagato që më herët i kishte takuar komedianit Rowan Atkinson.

5 19

Kjo veturë u prodhua në vitin 1986 dhe ishte i veçantë për shkak të specifikave unike. U prodhuan vetëm 50 njësi, e secili prej tyre është lyer me ngjyrë të kuqe.

6 17

Vetura i ishte dërguar pronarit të parë në vitin 1986, ndërsa i dyti e bleu në vitin 1989. Më pas përfundoi në pronësi të Atkinson në vitin 1999, që dëshironte ta përdorte në gara.

7 13

Për ta shndërruar V8 Vantage në veturë sportive, aktori angazhoi kompaninë Aston Martin Works Service që t’i kryej disa modifikime dhe ta bëjë gati për AMOC C2 Class “Mildly Modifies”.

8 13

Ky është i vetmi V8 Zagato që Aston Martin Works e përgatiti për pista, dhe për këtë konsiderohet si një prej më të rrallëve dhe më të kërkuarve në botë.

9 12

Për t’i zvogëluar peshën, janë vendosur panele të lehta dhe dritaret Perspex, e motori u modifikua. Fuqia motorike u rrit në 475 kuaj-fuqi. /Telegrafi/

10 7