LAJMI I FUNDIT:

Shitet McLaren F1 për 15,000,000 dollarë

Shitet McLaren F1 për 15,000,000 dollarë

Një vepër arti nga një makinë.

McLaren F1 u prodhua në vetëm 64 kopje dhe një i tillë shitet aktualisht në Shtetet e Bashkuara.


Kjo makinë është një nga shtatë kopjet e para të makinës McLaren F1, por as kilometrazhi dhe as historia e pronarit nuk janë raportuar, megjithëse e dimë që ajo kishte dy pronarë, transmeton Telegrafi.

Siç e dini ndoshta, ai mundësohet nga një motor 6.1-litër V12 që mund të japë 618 kuaj fuqi në 7.400 rpm, si dhe 650 Nm çift rrotullues maksimal në 5.600 rpm.

Çmimi nuk është njoftuar, por supozohet se do të kushtojë rreth 15 milionë dollarë, ndoshta edhe më shumë. /Telegrafi/