LAJMI I FUNDIT:

Shikoni se si vriten gangsterët në mes të ditës në Filipine (Foto/Video, +18)

Shikoni se si vriten gangsterët në mes të ditës në Filipine (Foto/Video, +18)

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar një ngjarje tragjike mes dy gangsterëve, të cilët qërojnë hesapet në pikë të ditës midis rrugëve të qytetit!  Kjo video shokuese është filmuar në qytetin Tanauan në Filipine.

Gangsteret 2

Në video shfaqen dy burra të cilët fillojnë të gjuajnë me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit, derisa fshihen prapa një veture të bardhë e cila ishte ndodhur rastësisht në mes të kësaj përleshje të përgjakshme, transmeton Telegrafi.

Gangsteret 3

Derisa të shtënat vazhdonin pandërprerë, pasagjerët që gjendeshin në veturën e bardhë, shihen se si mundohen të ikin nga kjo ngjarje e tmerrshme.

Gangsteret 4

Megjithatë, njëri nga pjesëmarrësit e përleshjes vritet. Ai fillimisht plagoset duke u mundur të fshihet në pjesën e pasme të veturës, por kundërshtari i tij i afrohet dhe pa u menduar dy herë e qëllon me disa plumba, dhe largohet nga vendi i ngjarjes thuajse nuk ka ndodhur asgjë.

Gangsteret 5

Kjo video deri më tani është klikuar mbi një milion herë dhe ka nxitur afro 200.000 komente. Ndërkaq, policia ka bërë të ditur se në këtë shkëmbim zjarri janë shkrepur hiq më pak se 20 plumba.

Sipas policisë, arsyeja e shkëmbimit të zjarrit ishte një mosmarrëveshje familjare që rezultoi me fatalitet. /Telegrafi/