Një çift në Parkun Kombëtar Serengati të Tanzanisë ndan një moment të ëmbël me njerëzit gjatë vizitës në safari kur shtatë këlyshë luani gjetën strehën nën makinën e tyre dhe "refuzuan të largoheshin".

Sarah dhe Michael Vestal kishin ndarë pamjet në faqen e tyre në TikTok, në një postim që është parë mbi 200 mijë herë, transmeton Telegrafi.


@venturing.vestals

Core memory 🥹🐾 #safari #africa #travel

“Kur pashë për herë të parë këlyshët nga afër, ishte një përvojë tepër emocionuese”, thanë ata për Newsweek.

"Përzierja e energjisë së tyre lozonjare dhe pranisë së tyre të ashpër por të pafajshme ishte vërtet mahnitëse".

Këlyshët e luanit ishin ulur anash rrugës në park, por kur makina u afrua ata ecën drejt dhe gjetën strehë poshtë automjetit. Aty thuhet se qëndruan për 15 minuta. /Telegrafi/