Në gjykimin për vrasjen e politikanit serb, tani të ndjerit Oliver Ivanoviq, në seancën e së premtes është bërë shikimi i një video-incizimi të kamerave, sipas kërkesës së mbrojtësit së të akuzuarit Marko Roshiq, avokatit Mahmut Halimi.
Në këtë rast, për përfshirje në vrasjen e Ivanoviqit, e cila kishte ndodhur në janar të 2018-ës, po akuzohen Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Fillimisht, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Valon Kurtaj, bëri të ditur se një flash-disk ku janë të vendosura të gjitha incizimet ku janë diku 61GB ia ka përcjellë mbrojtësit së të akuzuarit Nedelkjo Spasojeviq, avokatit Faruk Kornica, që i njëjti pastaj t’ua përcjell të tjerëve avokatë.
Në bazë të kësaj, gjykatësi Kurtaj tha më 18 tetor 2023, ka dërguar email për të kërkuar sqarim nga mbrojtësit se a e kanë marrë këtë disk dhe a kanë propozime konkrete se cilat pjesë të shikohen.
Sipas tij, avokati Halimi ka kërkuar që të shikohen tri video-incizime të kamerave dhe ato tek Jugo Banka, bastorja “Brazil” dhe një video në rrugën ku ka banuar tani i ndjeri Ivanoviq.
Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Rade Basara sipas gjykatësit Kurtaj ishte përgjigjur se nuk ka ndonjë propozim për shikimin e videove për shkak se nuk lidhen me të mbrojturin e tij.
Tutje, sipas gjykatësit Kurtaj, mbrojtësi i të akuzuarit Zharko Jovanoviq, avokati Ljubomir Pantoviq kishte kërkuar që të shikohen video incizimet lidhur me gëzhojat në vendin e ngjarjes.
Kurse, mbrojtësja e të akuzuarës Silvana Arsoviq, avokatja Jovana Filipoviq, sipas gjykatësit Kurtaj ka kërkuar që të shikohen video incizimet e ditës kritike tek selia e Iniciativës Qytetare “SDP”.
Lidhur me këto kërkesa, avokati Halimi tha se i njëjti më tepër është referuar tek shkresat e lëndës, përkatësisht transkriptimet e përshkrimeve të nxjerra nga kamerat e sigurisë që ka të bëjë me ditën kritike para se të ndodh rasti.
“Në propozimin të cilin e kam bërë ka të bëjë me ditën kritike para se të ndodh rasti, kur dy vetura shihen duke prit tek dera e ndërtesës ku ka banu zoti Ivanoviq, dhe pastaj kamerat tjera përcjellin zhvillimet e lëvizjes se këtyre automjeteve deri në vendin kritik ku eshë kryer vrasja”, tha avokati Halimi.
Sipas tij, i mbrojturi i tij Roshiq, nuk shihet në asnjë vend të vetëm.
“E krejt kjo për të dëshmuar faktet se Marko Roshiq nuk ka qenë korrier i kurrkujt, nuk e ka përcjell askënd”, tha Halimi.
Të njëjtat avokati Halimi kërkoi që të shikohen dhe të shfaqen edhe për publikun, pasi që sipas tij, ka rëndësi të madhe që ta sheh opinioni se çfarë ka ndodhur ditën kritike para se të ndodh vrasja.
Mirëpo, sa iu përket mediave, gjykatësi iu drejtuar avokatit Halimi, duke i thënë se gjykimi është publik dhe të gjithëve iu është ofruar qasje, por si trup gjykues ai tha se janë të obliguar me pas drejtësi penale.
“Nëse ju e keni të patjetërsueshme me i pa videot për ju, për sallë për çështje gjyqësore procedurale patjetër që do ta bëjmë, mirëpo sa i përket mediave, gjykimi është publik mediat janë tu e pa gjykimin na nuk bëjmë gjykim për media, vetëm gjykim për me vendos drejtësi për aq sa na i kanë dhanë mandati, ligji, Kodi i Procedurës Penale”, tha gjykatësi Kurtaj.
I akuzuari Spasojeviq si dhe avokatët Filipoviq dhe Pantoviq deklaruan se video-incizimet tek selia e “SPD” nuk u janë hapur.
Pas një pauzë të trupit gjykues, për të parë se cilat video mund të lëshohen nga teknika në sallë, u mundësua shikimi i vetëm një video-incizimi i propozuar nga avokati Halimi, pra, video-incizimi tek Jugo Banka.
Të tjerat incizime për këtë seancë ishte e pamundur të lëshoheshin, por të tjerat video incizime mbeten që të shikohen në seancën e radhës e cila pritet të mbahet më 30 tetor 2023.
Ndryshe, paraprakisht në këtë seancë, gjykatësi Kurtaj bëri të ditur se duke vepruar në bazë të kërkesës së avokatit Tomë Gashi, lidhur me sigurimin e të dhënave përmes ndihmës juridike ndërkombëtarë për kalimin kufitar të Rade Basara se në ditën kritike i njëjti kishte udhëtuar në Kroaci, Kurtaj tha se iu ka drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, mirëpo nuk ka pranuar përgjigje nga ta.
E për të njëjtën gjë, ai tha se iu ka drejtuar edhe Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU) prej të cilëve kanë pranuar një përgjigje.
“Përgjigjen të cilën na e kanë kthy ILECU, naj ka dhënë vetëm për muajin 8 të vitit 2018, e lart, mirëpo jo edhe për muajin janar, nuk e di pse, por do t’i drejtohem edhe një herë ILECU-t”, tha gjykatësi Kurtaj.
Për sigurimin e kësaj prove, i akuzuari Basara shprehu insistim.
“Gjyqtar unë e di se ku kam qenë në atë kohë dhe insistoj, dhe çdo herë sa herë hy ata e shohin përmes kompjuterit dhe ata e kanë, unë insistoj për datën prej 6 deri 20 janar 2018 dhe ata duhet ta kenë atë gjë, dhe çdoherë pasaporta shkon përmes kompjuterit”, tha i akuzuari Basara.
Sipas Kurtaj, gjykata do të bëjë maksimumin që të sigurojë të dhënat në fjalë se a ka qenë apo jo i akuzuari Basara në atë kohë në Kroaci.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës