LAJMI I FUNDIT:

Shijoni dy ‘raketat’ e Ardi Qorrit që i dhanë Feronikelit pikën e parë pas tetë ndeshjeve

Shijoni dy ‘raketat’ e Ardi Qorrit që i dhanë Feronikelit pikën e parë pas tetë ndeshjeve

Feronikeli sot ka barazuar ndaj Ulpianës në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ me rezultat 2-2.

Pritej që sikurse që ka ndodhur në çdo ndeshje të pranverës, edhe kjo ndaj Ulpianës të ishte rutinore për njomakët e Feronikelit, pasi humbjet janë bërë pjesë e ecurisë së tyre.

Tetë humbje radhazi, ishte rekordi më i zi në histori të klubit prej se luan në elitën e futbollit kosovar, ecuri e cila u ndal sot.


Edhe kjo krejt fal dy super golave nga distanca të mesfushorit 21 vjeçar, Ardi Qorri.

Ishte pikërisht Qorri që hapi ndeshjen në minutën e 27-të me një gol të bukur nga pothuajse nga 30 metra, duke gjetur këndin e portës së portierit Drilon Ajeti.

Por Iran Goncalves shënoi dy herë për Ulpianën në minutat 34’ dhe 38’ për të marr epërsinë, duke dhënë një përshtypje që klubi lipjanas do të inkasojë tre pikë.

Kur zhvillohej pjesa e dytë rezultati nuk u ndryshua deri në minutën e 83-të, kur në skenë doli sërish Qorri i cili me një goditje prej më larg se 20 metrash, gjeti të papërgatitur portierin Ajeti për të barazuar rezultatin në 2-2.

Deri në fund nuk rezultati nuk ndryshoi dhe Feronikeli mori pikën e parë në pranverë, pas eksodit të madh që kishte në afatin kalimtar dimëror.

Qorri është një nga ata lojtarë të Niklit, që ofertat në afatin kalimtar veror nuk do t’i mungojnë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori