Në kulmin e verës, Grand Blue Fafa ju fton të përjetoni pushime të plota dhe relaksuese me gjithçka të përfshirë, nga ushqimet e shijshme deri te aktivitetet argëtuese, të gjitha pa menduar për shpenzime shtesë.

Tani mund të shijoni të gjitha këto për vetëm 102 euro për person, një zbritje fantastike nga çmimi fillestar prej 120 euro.


Për vetëm 102 euro për person, kjo ofertë përfshin akomodim në dhomat Double Deluxe, ushqim të shijshëm gjatë gjithë ditës (mengjes, drekë, snack, darkë), dhe pije pa limit nga ora 10:00 deri në 22:00.

Për ata që kërkojnë relaksim të plotë, SPA Center ofron një gamë të gjerë shërbimesh, përfshirë pishinën e brendshme, Jacuzzi, Hammam, Sauna, banjo avulli, dhe dhomën e relaksimit me kripë.

Pse të zgjidhni Grand Blue Fafa për pushimet tuaja verore?

Vendosur në zemër të bregdetit shqiptar, ky resort ofron një plazh të qetë ekskluzivisht për ju, duke krijuar një ambient të përsosur për relaksim dhe arratisje nga rutina.

Me komoditet modern në dhomat elegante dhe ambientet e rehatshme, Grand Blue Fafa garanton një eksperiencë të paharrueshme për të gjithë.

Për më shumë informacione kontaktoni:

Facebook: Kompleksi Fafa

Tel: +355 69 700 1353

Email: info@fafa.al

Website: www.fafa.al