Trajneri Hansi Flick e sheh yllin e Crystal Palace, Marc Guehi, si përforcimin ideal për repartin e mbrojtjes te Barcelona.

Ky interesim vjen në një kohë kur drejtuesit e Barcelonës në prapaskenë po punojnë intensivisht për të gjetur lojtarë të rinj në mbrojtje.


Me Andreas Christensen që pritet të largohet dhe Ronald Araujo që vazhdon të ketë luhatje në formë, klubi katalunas pritet të sjellë të paktën një qendërmbrojtës të ri në verën e ardhshme. Trajneri Hansi Flick, ashtu siç është theksuar në raportimet e fundit, e konsideron Marc Guehi si profilin e përsosur për të kompletuar fazën defensive të skuadrës.

Marc Guehi

Sipas “Mundo Deportivo”, Barcelona po monitoron nga afër situatën e tij, me bindjen se përputhet teknikisht me kërkesat e Flick në këtë pozitë.

Reprezentuesi i Anglisë pritet të largohet nga Crystal Palace në fund të sezonit kur i skadon kontrata me skuadrën londineze.

Megjithatë, për shkak të konkurrencës së fortë për nënshkrimin e tij, raportohet se Barcelona nuk ka aspak ndërmend të hyjë në një luftë ofertash për të siguruar transferimin e 25-vjeçarit në La Liga./Telegrafi/

telegrafi sport app