Saga e së ardhmes së Kylian Mbappe ka dominuar titujt e lajmeve prej disa kohësh, pasi ylli i Paris Saint-Germain ka qenë i lidhur me një transferim si lojtar i lirë në Real Madrid gjatë verës.

Marrëveshja aktuale e Mbappes me PSG skadon në fund të sezonit 2021/22 dhe joshja që vinte nga “Santiago Bernabeu” dukej e pa rezistueshme.


Por pas javësh raportime dhe pretendime se sulmuesi 23-vjeçar do të shkojë nga Parisi në Madrid, oferta e fundit e ardhur nga sheikët e Katarit, duket se ka ndryshuar lojën për momentin.

Screenshot 5 28

Siç shkruan Eurosport, transferimi i Mbappe në Real Madrid është tashmë 'pothuajse i pamundur', pasi PSG bëri një ofertë të jashtëzakonshme për kontratë të re.

Shifrat e cituara nga mediumi i njohur janë çmendur dhe të padëgjuara më parë.

Mbappe do të marrë një bonus për nënshkrimi e kontratës së re në vlerë prej 300 milionë euro, ndërsa do të ketë një pagë vjetore prej 100 milionë euro.

Duke parë pagën e tij, i bie se ylli francez do të marr nga 1.9 milionë euro çdo javë, pa llogaritur paratë e bonusit të nënshkrimit të kontratës.

Kjo është përtej një çmendurie, apo jo? Do të jetë një nga marrëveshjet më fitimprurëse në historinë e futbollit dhe sportit në përgjithësi.

Nuk është çudi që Mbappe mund të qëndrojë në PSG, pasi aty luan së bashku me dyshen Lionel Messit dhe Neymar.

Screenshot 4 33

Një njoftim zyrtar nga vetë lojtari pritet gjatë kësaj jave, ku sipas L'Equipe, kjo mund të ndodhë pas ndeshjes së fundit të sezonit të skuadrës në Ligue 1 kundër Metz të dielën.

Ish-lojtari i AS Monaco ka shënuar 25 gola dhe ka asistuar 17 herë në Ligue 1, që është një sezon vërtet i jashtëzakonshëm për të. /Telegrafi/

telegrafi sport app