LAJMI I FUNDIT:

SHGM: Të mos stigmatizohen gazetarët që janë të infektuar

SHGM: Të mos stigmatizohen gazetarët që janë të infektuar

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) i uron shërim të shpejtë gazetarit Goran Mihajlloski, i cili rezultoi pozitiv me coronavirus.

Nga SHGM kërkojnë që të mos stigmatizohen gazetarët që janë të infektuar ose që dyshohen se janë bartës të virusit.

“Të nxitur nga disa postime të papërgjegjshme të publikuara para së gjithash në rrjetet sociale, SHGM apelon të mos stigmatizohen gazetarët dhe punëtorët mediatik që janë të infektuar ose që dyshohet se janë bartës të koronavirusit. Ju kujtojmë se gjuha e urrejtjes dhe thirrjet për dhunë janë vepra të ndëshkueshme pavarësisht nëse ato janë të shkruara në mediat tradicionale apo në rrjetet sociale”, thekson SHGM.

Shoqata potencoi që shumë gazetarë dhe punonjës mediatik, për shkak të natyrës së punës së tyre, janë më të ekspozuar ndaj kontaktit njerëzor dhe kjo mundëson që ata më lehtë të infektohen me coronavirusin.

“Prandaj, është e rëndësishme për sigurinë e tyre personale, sigurinë e njerëzve me të cilët janë në kontakt, që gazetarët dhe punonjësit mediatik të pajisen me pajisje pune dhe mjete nga pronarët dhe menaxherët e mediave përmes të cilave rreziku i infeksionit do të zvogëlohet.Në kohë kur gazetaria cilësore mund të shpëtojë jeta, është jashtëzakonisht e rëndësishme të kemi informata të sakta dhe në kohë. Në mënyrë që kjo të jetë e mundur, punëtorët mediatik duhet të mbrohen maksimalisht në redaksitë e tyre, por edhe kur raportojnë nga terreni. Ju kujtojmë për publikimin “Udhëzime për raportim të sigurt dhe profesional mbi koronavirusin (COVID-19)” i përgatitur nga SHGM dhe KEMM, ku janë përshkruar standardet për raportim të sigurt dhe profesional në kushte të pandemisë”, potencoi SHGM.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori