LAJMI I FUNDIT:

SHGM: Të hiqet paraburgimi për gazetarin Bozhinovski

SHGM: Të hiqet paraburgimi për gazetarin Bozhinovski

Naser Selmani, kryetar i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë dhe Ricardo Gutierrez, sekretar i përgjithshëm i Federatës evropiane të gazetarëve, sot kërkoi urgjentisht të hiqet paraburgimi për gazetarin Zoran Bozhinovskin, i cili nga 14 shtatori është në grevë urie në burgun hetues në Shuto Orizarë për shkak, siç pohon, vazhdimin e paarsyeshëm të paraburgimit të tij dhe zvarritjen e procesit gjyqësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informoi sot në konferencën për shtyp, kryetari i SHGM-së, Naser Selmani, Bozhinovski me shkrim e ka njoftuar drejtorinë e burgut për vendimin e tij dhe ka kërkuar ta njoftojnë avokatin e tij dhe avokatin e popullit, që deri sot nuk është bërë.


Nga SHGM-ja shprehin shqetësim për gjendjen shëndetësore të Bozhinovskit, i cili në shtatë ditët e fundit ka refuzuar të pranojë ushqim dhe ujë në burg dhe si pasojë e kësaj dy herë në ditë ka marrë infuzion.

Gutierrez, theksoi se Republika e Maqedonisë më 13 prill të vitit 2016 ka nënshkruar rekomandim të caktuar për mbrojtje të gazetarëve në kuadër të Këshillit të Evropës.

“Vlerësimi ynë si Federatë evropiane të gazetarëve është se praktika në RM nuk është në pajtim me praktikën në Këshillin e Evropës dhe Konventën evropiane për të drejtat e njeriut kur bëhet fjalë për mbrojtje të të drejtave të gazetarëve”, theksoi sekretari i përgjithshëm i Federatës evropiane të gazetarëve. /Telegrafi/

Gazetari Zoran Bozhinovski ka filluar grevë urie në paraburgim
Lexo po ashtu Gazetari Zoran Bozhinovski ka filluar grevë urie në paraburgim

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori