LAJMI I FUNDIT:

“Shfaqja që shkon keq”

“Shfaqja që shkon keq”

Vepra e shkruar nga Henry Lewis, Jonathan Sayer dhe Henry Shields, “Shfaqja që shkon keq”, me regji nga Bashkim Ramadanit, vjen si premierë përpara publikut (të premten, më 13 korrik) në teatrin “Dodona”, në ora 20:00.

Një trupë amatore e cila së fundmi ka hasur në një vepër e cila në vete përmban po aq personazhe sa ka edhe vetë trupa aktorë, është zgjidhja ideale për të bërë një shfaqje nga e cila pritet sukses i madh. Një njeri i vdekur në dhomën e tij të gjumit, në mbrëmjen e fejesës së tij, bën të dyshuar çdonjërin, e dyshimet padyshim do të bien tek ata që e “donin”. Shpërfaqje të dashurisë së fshehtë, tradhti e intrigë do ishin ndër temat kryesore që kjo shfaqje do t’i prezantonte publikut të saj. Por, aty ku pritshmëritë janë të mëdha, çdoherë mund të pritet edhe dështimi. Dritat që ndalen dhe ndizen vend e pavend, rekuizita e skenografia që mungojnë e prishen, personazhet që u bien të fikët… janë ndër problemet me cilat ballafaqohen kjo trupë e cila di vetëm një gjë: “Shfaqja duhet të shkojë deri në fund, patjetër”.


Në shfaqje luajnë: Mikel Markaj, Leonit Maloku, Kaltrinë Zeneli, Gani Morina, Edlir Gashi, Alban Rexhaj, Armend Zeqiri.

Në trend Kultura

Më shumë
PERËNDITË

PERËNDITË

Poezi
POETI

POETI

Poezi
Për herë të parë në gjuhën shqipe, vepra

Për herë të parë në gjuhën shqipe, vepra "Kapitalizmi, socializmi dhe demokracia"

Kulture
Romët

Romët

Kulture
ATDHEU

ATDHEU

Poezi
BABAI, BIRI

BABAI, BIRI

Poezi
Kalo në kategori