Shfaqja e teatrit të Mitrovicës do të merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të teatrit në Rumani
Shfaqja "Kontesha Arduini” e teatrit të Mitrovicës “Muharrem Qena” është përzgjedhur për të marrë pjesë në festivalin ndërkombëtar të teatrit, “Festivalul Babel Târgoviște” në Rumani.
Në këtë festival do të marrin pjesë 34 shtete nga të gjitha kontinentet, shkruan Telegrafi.
Në njoftimin e teatrit thuhet se ky është “një mision artistik”.
“Ekipi i Teatrit ‘Muharrem Qena’ nuk po merr vetëm një shfaqje me vete – por gjithë shpirtin e Mitrovicës, historinë tonë, dhe ëndrrat kolektive të një populli që jeton me artin!”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se Rumania po hap dyert për artin dhe krijimtarinë tonë skenike.
“Ju jeni ambasadorët tanë më të mirë – pa pasaporta diplomatike, por me pasaportën më të fortë: ARTIN!”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/































