Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin "Shefqet Ndroqi" në Tiranë. A2 CNN mëson se një therje me thikë ka ndodhur pas një sherri ndërmjet dy infermierëve në këtë spital.

Gazetari i A2 CNN Igli Çelmeta raporton se infermierët kanë qenë në punë kur ka ndodhur ngjarja. dhe janë konfliktuar brenda spitalit.


Mësohet se i plagosuri ndodhet te trauma jashtë rrezikut për jetën. /A2/