Shërbimi postar i Danimarkës dorëzoi letrën e fundit, duke i dhënë fund traditës 4-shekullore

Operatori postar shtetëror i Danimarkës dorëzoi të martën letrën e tij të fundit, duke i dhënë fund traditës 401-vjeçare të shpërndarjes së postës publike në vend.
"PostNord" tani do të përqendrohet ekskluzivisht në shpërndarjen e pakove, duke përmendur një rënie të ndjeshme të vëllimeve të letrave për shkak të dixhitalizimit dhe ndryshimit të zakoneve të komunikimit.
"Sot shënohet një pikë kthese historike në historinë e 'PostNord'", tha drejtori ekzekutiv i shërbimit, Kim Pedersen.
"Po i japim fund shpërndarjes së letrave pas shekujsh, por po hapim një kapitull të ri ku danezët kanë më shumë nevojë për ne: në tregtinë elektronike, ku pakot tani i tejkalojnë letrat në numër", tha ai.
Ky veprim pasqyron një ndryshim më të gjerë shoqëror drejt zgjidhjeve dixhitale, të tilla si pagesat mobile, të cilat kanë ulur ndjeshëm kërkesën për postë fizike.
Pas tërheqjes së "PostNord", kompania private "Dao" do të marrë përsipër shumicën e shpërndarjeve të letrave, me drejtorin ekzekutiv Hans Peter Nissen që parashikon rreth 80 milionë letra në vitin 2026. /AA/






































