Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ambasadorit i SHBA në Kosovë, Jeffry M. Hovenier dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së “Pavijonit D” në Qendrën Korrektuese të Dubravës, në kuadër të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Ambasadori Hovenier tha se ky është një prej njësiteve të para për personat me nevoja të veçanta në rajon.
“Programi për pavijonin për persona me nevoja të veçanta është jetësuar gjatë një trajnimi që kanë marrë pjesë zyrtarët e shërbimit korrektues dhe i cili është sponzorizuar nga Ambasada e SHBA. Meqë ky është programi i parë i kësaj natyre në rajon, Kosova po tregon qartazi së është shumë serioze në përmirësimin e programeve të veta korrektuese”, tha Ambasadori Hovenier.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia para të pranishmëve deklaroi ky proces nga Këshilli i Evropës promovohet si shembull i mirë i funksionimit për të inkurajuar vendet tjera për të bërë të njëjtin veprim në dobi të trajtimit ekuivalent të të burgosurve sikurse të gjithë qytetarëve të tjerë pa ndikim dhe stigmatizime”, thuhet në njoftimin e MSh-së.
Ndërsa, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi se të gjithë njerëzit pa dallim, edha ata të cilëve për një kohë u është hequr liria kanë të drejtën e kujdesit shëndetësor, e drejtë e cila jo vetëm së nuk mund të mohohet por edhe duhet sigurohet e garantohet me çdo kusht.
Ky projekt është realizuar me bashkëpunimin mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane. Me anë të këtij projekti është bërë transferimi i shërbimeve shëndetësore për të burgosurit nga Ministria e Drejtësisë tek Ministria e Shëndetësisë, për të ofruar shërbime të barabarta për të gjithë qytetarët e vendit, thuhet në njoftim.
Vlera e këtij projekti është rreth gjysmë milioni euro, ndërsa si staf janë shtuar 30 oficerë të rinj dhe 14 pozita për profesionistë shëndetësorë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri