Ernest Muçi shënoi golin vendimtar për Legia Varshavën në ndeshjen që polakët fituan si mysafir me rezultat 5-3 ndaj Austria Vienë.

Teksa ndeshja po i drejtohej kohës shtesë, Muçi u aktivizua në minutën e 94 dhe në të 100-tën realizoi një supergol.


Pasi kaloi me elegancë një kundërshtar, ish-futbollisti i Tiranës gjeti rrjetën e kundërshtarëve duke i dhuruar Legias biletën në play-offit në Ligën e Konferencës.

Kujtojmë se Muçi gjeti golin edhe në ndeshjen e parë ndaj Austria Vienë teksa polakët u mposhtën në shtëpi me rezultat 2-1.

Ndërkohë, pjesë e ndeshjes ishte edhe Jurgen Çelhaka me mesfushorin që e nisi nga stoli dhe u aktivizua në minutën e 74. /Telegrafi/

telegrafi sport app