Ambasadorë, ministra, diplomatë e shumë mysafirë të tjerë vendorë e të huaj u mblodhën të enjten mbrëma në Prishtinë, për të shënuar 60-vjetorin e pavarësisë së Maltës, një shtet ky i cili përkrah fuqishëm Kosovën që nga viti 1999.
Nën organizimin e ambasadores jorezidente të Maltës në Kosovë Juliana Scerri Ferrante dhe konsullit të nderit të Maltës në Prishtinë, Remzi Ejupi, të enjten është shënuar 60-vjetori i pavarësisë së Maltës.
Kjo festë ka mbledhur ambasadorë, ministra, diplomatë e shumë mysafirë të tjerë nga Kosova dhe Malta.
Konsulli i nderit të Maltës në Kosovë, Remzi Ejupi, u shpreh i nderuar që për herë të parë në këtë cilësi ka organizuar një festë kaq të rëndësishme për shtetin maltez.
“Qeveria malteze më ka dhënë nderin të jem Konsulli i parë i Nderit i Maltës në Kosovë dhe, për këtë, jam shumë mirënjohës dhe i siguroj qytetarët maltezë që jetojnë këtu dhe ata që do të vizitojnë, se do të ofroj të gjithë ndihmën që ata kërkojnë”, u shpreh Ejupi para të pranishmeve.
Ai tregoi se në Prishtinë ka takuar këtë vit ekipin e basketbollit të Maltës, si dhe ekipin e futbollit “Hamrun Spartans”, së bashku me vizitorë dhe studentë të tjerë maltezë që kanë ardhur në vendin tonë.
“Ndërsa qëndroj në dispozicion të popullit maltez për çdo ndihmë që mund të jap, do të siguroj gjithashtu se do të përpiqem, në konsultim me ambasadorin Scerri Ferrante, të vazhdoj të forcoj marrëdhëniet dypalëshe midis të dy vendeve dhe të bëj gjithçka që mundem për të përmirësuar lidhjet me fluturime, veçanërisht në sezonin e verës”, tha Ejupi.
Ai shtoi se turizmi dhe tregtia janë thelbësore për të dyja vendet dhe Malta ka shumë për t’u ofruar vizitorëve të saj.
Në fjalën e saj, ambasadorja Scerri Ferrante tregoi një historik të shkurtër të rrugëtimit të pavarësisë së Maltës, derisa u shpreh e nderuar që është ambasadore në Kosovë.
“Është e rëndësishme për ne të vazhdojmë të marrim pjesë në forume e nisma ndërkombëtare, në mënyrë që, së bashku, të mundë të luftojmë sfidat e përbashkëta dhe çështjet me interes global. Në këtë pikë unë konfirmoj mbështetje e Maltës për Kosovën në vazhdimin e programit të saj të reformave”.
“Madje, për herë të parë, edhe Malta ka një Konsull Nderi këtu në Prishtinë dhe falë Remzi Ejupit, të gjithë shtetasve maltezë që banojnë dhe vizitojnë Kosovën mund t’u ofrohet ndihmë në rast nevoje”, tha ambasadorja.
Ajo përmendi edhe marrëveshjen mes dy kryeqyteteve, Prishtinës dhe Valletas, të cilat janë binjakëzuar, si dhe zhvillimet në fushën ekonomike.
E pranishme në këtë ceremoni ishte edhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e cila vlerësoi se marrëdhëniet mes Maltës dhe Kosovës janë në nivel të lartë, ndërsa tha se janë duke u angazhuar të vazhdohet thellimi i bashkëpunimit në shumë fusha.
“Gjatë këtyre ditëve është në vizitë te ne edhe ministri i Drejtësisë së Maltës, me të cilin jemi takuar dhe jemi dakorduar të marrim praktikat më të mira që të fuqizojmë bashkëpunimin. Kemi gatishmërinë dhe vullnetin për të bashkëpunuar me Maltën”, tha Haxhiu.
Ajo shtoi se në disa aspekte, sidomos në mënyrën sesi është i organizuar sistemi i drejtësisë, ka dallime të mëdha në atë se si e ka të organizuar Kosova dhe Malta.
Po ashtu edhe kryetari i Prishtinës Përparim Rama uroi Maltën për 60-vjetorin e pavarësisë, ndërsa theksoi bashkëpunimin që ka kryeqyteti ynë me Maltën.
“Prishtina është në ndërlidhshmëri të mrekullueshme me Maltën, ne kemi bërë edhe binjakëzimin me Cospicuan, që është një komunë e mrekullueshme në Maltë. Sot këtu diskutuam edhe për mundësitë tjera për të nisur një linjë direkte mes Prishtinës dhe Maltës, për t’u mundësuar qytetarëve tanë dhe atyre maltezë që të udhëtojnë mes shteteve, të krijojmë një angazhim më të madh në aspektin e turizmit, artit dhe shumë elementeve të tjera që na ndërlidhin”, tha Rama.
Ai përmendi se Malta ka shumë të mira, sidomos në sektorin e teknologjisë, të cilat mund të sillen edhe në Prishtinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

"Do të bëj një rrezikim" - Gjesti e paralajmëroi një ditë më parë 'arratisjen' nga BBVA gjatë një bisede me Eglin?

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe