LAJMI I FUNDIT:

Shënohet Dita Botërore e vajzave në teknologji

Shënohet Dita Botërore e vajzave në teknologji
Global Communication and Data Concept Symbols

Dita Ndërkombëtare e vajzave në sferën e informacionit dhe komunikimit (TIK) do të shënohet me një konferencë të organizuar në Universitetin Amerikan në Kosovë.

Edhe këtë vit, Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me IPKO Foundation, Ambasadën Amerikane, Empower USAID, A.U.K TDI dhe Komunën e Prishtinës, janë duke organizuar konferencën ‘Vajzat në TIK’ me qëllim të zgjerimit të gamës së kësaj ngjarjeje, duke synuar ngritje të vetëdijes lidhur me mundësitë e vajzave/grave në sektorin e TIK përmes një matrice shumëdimensionale perspektivash, historish suksesi, si dhe mundësi rrjetëzimi për vajzat pjesëmarrëse dhe gratë punëdhënëse aktive në këtë sektor.


Dita Ndërkombëtare e vajzave në TIK festohet në më shumë se 150 shtete përmes ngjarjesh të ndryshme të cilat synojnë të vetëdijësojnë dhe të zotohen për një mjedis lokal i cili fuqizon dhe nxit vajzat dhe gratë që të mendojnë për karrierë në sferën e informacionit dhe komunikimit, e cila është përherë në rritje e sipër.

Në Kosovë, kjo do të jetë hera e katërt që organizohet një ngjarje e tillë për të shënuar këtë ditë. /Telegrafi/