Ambasada e parë e fëmijëve në botë, ''Megjashi'' do të organizojë sonte në Teatrin e Dramës një aktivitet me rastin e 25 vjetorit të themelimit të saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aktivitetet do të shtrihen edhe ditën e nesërme, ku në Qendrën për Dizajn dhe Risi ''Dhoma e hapur'', do të promovohen tre publikime: Raporti pesëvjeçarë i promovimit të arsimit paqësor, pastaj ''Paqja ndërtohet nga mosha më e hershme'' si edhe ''Doracak kombëtar për mbështetje të individualitetit të fëmijëve, respektimi i llojshmërive dhe ndërtimi i paqes''./Telegrafi/