Pikërisht kur po dukej sikur çështjet e shëndetit publik në lidhje me shkollat po bëheshin më të qarta, ekuacioni ndryshoi për shkak të shfaqjes dhe dominimit të variantit Delta. Përhapja e madhe e këtij varianti nxit nevojën për më shumë masa paraprake në shkolla, të cilat tanimë janë edhe më të rëndësishme se më parë.
Zgjidhja nuk janë masat detyruese apo kërcënimet nga autoritetet shtetërore, por është politika lokale, bindja e qytetarëve dhe vënia në punë e zgjuarsisë së tyre. Para shfaqjes së variantit Delta, shumë studime tregonin se fëmijët kishin shumë më shumë gjasa që ta përhapnin Covidin-19 jashtë shkollave sesa brenda në shkollave. Apo se masat mbrojtëse (maskat, distancimi social dhe ajrosja e klasave), së bashku me testimet e rregullta, ishin faktorë domethënës për të garantuar një shkallë shumë të ulët të përhapjes (më pak se dy për qind) nëpër shkolla. Më e rëndësishmja: kishte dëshmi në rritje se të qenit jashtë shkollës për një periudhë të zgjatur kohe ndikonte në mënyrën e ushqyerjes, sjelljes, zhvillimit të fëmijëve, si dhe në mos aksesimin e kontrolleve të duhura shëndetësore, ankthit në rritje, depresionit dhe abuzimit me substancat.
Pra, ishte e qartë se shkollat, shtylla kryesore në jetën e të gjithëve, duhej të qëndronin të hapura. Por, Delta ka ndryshuar shumë gjëra. Së pari, ajo duket se përhapet më lehtë (përfshirë edhe fëmijët) sesa variantet e mëparshme të virusit.
Ndërkohë dëshmitë më të fundit, tregojnë se Delta po i sëmur më rëndë njerëzit jo imunë ndaj virusit (dhe fëmijët nën moshën 12 vjeç nuk janë aktualisht në gjendje që të vaksinohen). Dhe, vetëm në një rast në Kaliforni, një mësues i pa vaksinuar e përhapi Covid-19 tek shumë nga nxënësit e tij (tek të paktën 26 sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC).
Infektimi dhe shërimi nga Covid-19 dhe vaksinimi i plotë e zvogëlojnë shumë rrezikun e prekjes dhe përhapjes së Covid-19. Prandaj, këto duhet të përfshihen në një strategji që synon të zvogëlojë përhapjen e tij në shkolla.
Në këto rrethana të mbushura me tension, ne nuk kemi luksin të politizojmë vazhdimisht çështjen e mbajtjes hapur apo mbylljes së shkollave tona. As debatet mbi mbajtjen e detyrueshme të maskave nuk kanë shumë kuptim,kjo edhe për faktin se edhe ky virus mund të aerosolizohet dhe t’i shpëtojë barrierës së maskave.
Njëkohësisht, shumë studime kanë treguar se përdorimi i rregullt i maskave shoqërohet me shkallë më të ulët të transmetimit (para shfaqjes së Deltës).Por me variantin Delta shumë më të transmetueshëm, ka shumë kuptim të provohet mbajtja e maskave në shkollë.
Më e rëndësishme akoma: ekzistojnë të gjitha arsyet që çdo mësues, anëtar i stafit pedagogjik dhe fëmijët të vaksinohen sa më parë. Vaksinimi në shkallë të gjerë, do të garantojë një nivel më të ulët rreziku në shkolla. Shkollat mund të kenë nevojë që ta bëjnë vaksinimin të detyrueshëm në emër të sigurisë dhe shëndetit publik.
Kjo duhet të shoqërohet me një rikthimin e testeve të shpejta, të paktën 1 herë në javë, në mënyrë që mësuesit dhe nxënësit e prekur nga Covidi-19 të izolohen sa më shpejt, dhe të testohen kontaktet e tyre.
Shpërthimet e mëdha epidemike në kundërshtim me masat e mësipërme, ka të ngjarë të çojnë në mbylljen e shkollave, për arsye thjesht mjekësore apo sepse do të ushqejnë politikën e frikës dhe përçarjes. Sido që të jetë, ky do të ishte një rezultat i tmerrshëm dhe potencialisht i shmangshëm.
Shkollat kanë qenë gjithnjë vende ku bëhen me detyrim vaksina të caktuara, kanë kode të caktuara të veshjes dhe sjelljes që i respektojnë që të gjithë. Kjo kulturë mund të na ndihmojë tani me vaksinimin dhe me përdorimin e maskave kundër Covidit-19.
Shkolla e djalit tim u jep nxënësve një maskë të rehatshme dhe me stemën e shkollës, e cila tani është pjesë e uniformës së shkollës. Sipas mendimit tim, shëndeti publik del mbi lirinë personale në rastet kur sjellja juaj personale vë në rrezik të tjerët, si për shembull me një sëmundje infektive.
Duhet të bëhen të gjitha përpjekjet për të parandaluar përhapjen e atij që njihet si “Covid i Gjatë” përtej rreziqeve të menjëhershme dhe në rritje të sëmundjeve të rënda. Është një argument politik devijant të vësh në dyshim apo të tallesh mbi dobinë e maskave, në vend që t’i shohësh ato thjesht si pjesë të një qasjeje gjithëpërfshirëse për ta luftuar Covid-19 dhe variantit Delta.
Me mbylljen e shkollave, ato që do të vuajnë më shumë janë komunitetet e pa favorizuara ekonomikisht, siç edhe ndodhi vitin e kaluar. Shpresa jonë më e mirë për të shmangur këtë skenar, është t’i përmbahemi interesit të shëndetit publik, duke shmangur sa më shumë që të jetë e mundur politizimin e kësaj çështjeje.
Përndryshe, ata që do të vuajnë do jenë fëmijët tanë. Ne nuk kemi nevojë që të mbrojmë të drejtën e tyre për të mos mbajtur maskë, apo për të refuzuar vaksinën. Ne duhet të mbrojmë nevojën e tyre për të frekuentuar shkollën. /Burimi: The Hill/Në shqip nga: Bota.al/
(Autori është profesor i mjekësisë në Universitetin e Nju-Jorkut)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Udhëheqësit e Izraelit kryen gjenocid në Gazë dhe duhet të japin llogari për këtë
Demokracia e Koresë së Jugut ishte pranë përmbysjes nga presidenti populist, por u shpëtua nga populli
Trumpi po poshtëron armiqtë e tij të “zgjimit” – dhe është kënaqësi ta shohësh
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
Përfundon edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova me Drilonin fitues
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova