Edhe pse i ri në moshë dhe me shumë barriera përpara, ai arriti që ëndrrën e tij ta bëjë realitet. Shemsi Kodrolli ka treguar sesi është të jesh mësues nga radhët e komunitetit ashkali në shkollën fillore të mesme të ulët ‘Naim Frashëri’, në fshatin Zaskok të komunës së Ferizajt.
“Jam Shemsi Kodrolli nga komuniteti ashkali, punoj mësues në shkollën ‘Naim Frashëri’, në Zaskok të Ferizajt. Njëra prej dëshirave të mija ka qenë që të bëhem mësues dhe kam vazhduar shkollimin. Kam përfunduar studimet dhe kam arritur që këtë ëndërr ta realizoj”, tha ai për Telegrafin.
Ky rrugëtim për Shemsiun nuk ishte i lehtë, duke i marrë parasysh edhe kushtet ekonomike të familjes së tij. Mirëpo pavarësisht këtyre, ai thotë se prindërit e tij ishin mbështetja kyçe në realizimin e arritjeve të tij, duke u ndjerë krenar për të.
“Vështirësitë kanë qenë të mëdha, mirëpo prindërit e mi kanë qenë mbështetësit e mi kryesor. Ata gjithmonë më kanë ndihmuar dhe më kanë dhënë një mbështetje shumë të madhe. E kanë pritur shumë mirë momentin kur unë jam pranuar në Fakultetin e Edukimit, janë ndier krenar dhe të lumtur për arritjet e mija. Vështirësi kisha edhe me kushtet ekonomike, por e rëndësishme është që nuk jemi dorëzuar asnjëherë, kemi vazhduar me aq sa kemi pasur mundësi dhe kemi arritur që të diplomohem”, u shpreh Kodrolli.

Pasioni i tij për të punuar me fëmijët kishte lindur më herët, në kohën kur Shemsiu ishte duke punuar në një qendër të mësimit plotësues.
“Profesioni i mësuesit më ka tërhequr më së shumti. Ka qenë një dëshirë e madhe për të punuar me fëmijët. Unë edhe më herët kam punuar me nxënës, në një qendër të mësimit plotësues. Aty e kam parë pasionin tim për fëmijët, pash se kam kaluar shumë mirë me ta”, tregoi ai.
Mbështetje Kodrolli kishte edhe nga vetë mësimdhënësit e shkollës të cilët thotë se po ashtu vetë i kishte mësues dhe arsimtarë.
“Në këtë profesion jam fillestar është viti i parë për mua, fillimi ishte i vështirë për mua, mirëpo me kohë edhe unë edhe nxënësit u mësuam. Shkolla e ka pritur shumë mirë ardhjen time këtu sepse edhe unë më parë isha nxënës i kësaj shkolle, mësuesit dhe arsimtarët këtu kanë qenë shumë krenar me mua dhe me arritjet e mija, dikur i kisha mësimdhënës tani i kam koleg”, rrëfen ai për Telegrafin.

Në klasën e mësuesit Shemsi, nuk ka pabarazi sociale edhe pse në klasë ka nxënës nga radhët e komuniteteve por edhe të shumicës shqiptare, mësuesi Shemsi i trajton të gjithë të barabartë.
“Në klasën time ka nxënës të komunitetit ashkali por edhe të shumicës shqiptare, i trajtoj të gjithë njëjtë dhe të barabartë. Janë të shoqëruar dhe të socializuar të gjithë”, tha Kodrolli.
E formula e suksesit për të është që të mos dorëzohet asnjëherë, pa marrë parasysh vështirësitë.
“Formula e suksesit është që të mos dorëzohemi asnjëherë edhe atëherë kur dorëzohemi sepse humbës nuk është ai që është rrëzuar por ai që është dorëzuar”, përfundoi ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame