Shemsi Kamaj - Mushkolaj është e para këngëtare shqiptare që është paraqitur në MTV dhe VIVA. Ajo, me hapa të suksesshëm ndoqi ëndrrën e saj duke shprehur gjithë pasionin dhe dashurinë për muzikën drejt suksesit ku sfidat ishin të pashmangshme.
Intervistoi: Florim A. Gashi
Ndonëse para vetes ka shumë sfida, Shemsi Kamaj në vitin 1999 u paraqit në MTV me hitin e saj “Say you will be mine” dhe më vonë nga 5000 kandidatët pjesëmarrës në “The voice of Holland” u rendit e katërta duke e befasuar jurinë dhe publikun. Ishte vetëm 16 vjeçare kur editoi klipin e parë “Say you will be mine” të bashkangjitur edhe me album të punuar me Universal Records e që e quan si suksesin më të madh.
Klipi i saj i radhës ishte “Reality” Pas prezantimit të saj në MTV dhe VIVA, ajo i kthehet muzikës në “The Voice Of Holland”.
Si keni filluar me muzikë, nga talenti, pasioni, apo dashuria?
Kam filluar të këndoj prejse kam qenë e vogël. Muzika ishte pasioni im gjithmonë. Imagjinata ime ka qenë e nxitur, shpesh herë konfuze nga arti dhe ajo shkaktonte në mua të mendoj, të qesh, të qaj dhe në fund të fundit, ta kuptoj jetën në këtë botë. Kështu, ia fillova të shkruaj poezi edhe kjo më nxiste të merrem me tekstet të këngëve. Sot, unë jam këngëtare edhe kompozitore, por ëndërr tjetër e imja ka qenë që të bëhem gazetare, producente dhe shkrimtare, sepse që të gjitha, janë të lidhura me televizionin.
Kush ju ka vërejtur për herë të parë se dini të këndoni?
Motra ime Ylfete Kuqi e ka zbuluar talentin tim në muzikë, gjithashtu kam pasur edhe përkrahjen e familjarëve.
Përveçse këngëtare, ju jeni edhe mësuese?
Profesioni im si mësuese është një profesion shumë i mirë, sepse çdo ditë është një tjetër ditë. Ke punë me njerëz të ri, të vjetër, kolegë, merresh me komunikim dhe organizim, por është edhe një profesion shumë i vështirë sidomos nëse je fillestare. Gjithashtu e pëlqej shumë profesionin i gazetarisë edhe shkrimtarit, të gjitha këto mendoj se do të më plotësonin në jetë.
Shumë këngëtar kanë idhujt e tyre?
Ka shumë që i preferoj. Unë jam një simpatizuese e madhe e “’Nickelback”…Adele është një këngëtare femërore, këndon nga zemra me një zë shume të prekshëm. Po ashtu dëgjoj edhe “countrymusic”, Rascal Flatts, Alan Jachson edhe Dolly Parton. Dolly Parton e preferoj si këngëtare, por edhe si personalitet. Muzika e saj është domethënëse, prekëse, melodike; ajo është një femër perfekte dhe shumë inteligjente.
Kënga juaj që nuk e hiqni dot nga mendja për momentin?
Është një pyetje e vështirë, sepse nuk i dëgjoj këngët e mia, deri tash nuk kam bërë këngët se si kam pasur dëshirë unë. Disa këngë që i kam shkruar dhe kompozuar vet, në një të ardhme të afërt, do të mund t’i dëgjoni, ato janë çka i preferoj, sepse vinë nga zemra ime.
Cili është libri i fundit që keni lexuar?
”The Time Machine” – H G Wells. Këtë libër e kam qe disa vite, por tash e kam lexuar deri në fund. Më interesojnë librat që kanë një dimension, që nxisin filozofinë. Unë e kanë bërë edhe filmin e këtij libri, por leximi i tij është diçka më e vlefshme për mua, sepse unë kam dëshirë imagjinoj të gjithave veprimet në libër.
Gjithashtu me impresionojnë poezitë e Goethes, ato reflektojnë jetën dhe botën, ka shumë sekrete në mes të linjave.
Hobi juaj juaj?
Më pëlqen joga, sporti në përgjithësi, poezitë, arti, leximi
Sa rëndësi i kushtoni veshjes dhe kujdesit për look-un?
Gjatë studimeve nuk kisha vullnet që të merrem me modë, pas diplomimit gjeta kohë dhe vullnet që të merrem me modë, sërish. Unë jam e thjeshtë, energjike, impulsive, kreative, të gjitha këto mundohem t’i reflektoj në stilin e modës time. Stili im është sportiv, trendi, seksi edhe elegante.
Çfarë nuk pëlqen te vetja?
Nuk e di….jam shumë e thjeshtë dhe kjo pyetje do ishte mirë t’i parashtrohej atyre që më njohin mirë.
Cili është komplimenti më i mirë që ju ka bërë të ndiheni mirë?
‘Përveç bukurisë dhe këndimit, ke potencial edhe në regji’, ka qene një kompliment i një gazetarit gjerman që më ka lënë përshtypje!
Jeni në një fazë të mirë krijuese. Çka presim në një të ardhme të afërt?
Momentalisht jam duke bërë disa kurse për orientim, komunikim dhe TV. Gjithashtu, kam filluar të shkruaj një koncept të ri që e bëj në kohën e lirë. Kjo është diçka që vonon, por do të jetë gati me kohën, është një qëllim më afatgjatë. Është një performancë, në një show të ri në Gjermani që do ta shihni së shpejti, jam dukur punuar me producentë të ndryshëm.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Largoni mykun në mure me këtë produkt shtëpiak

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet