LAJMI I FUNDIT:

Sheikët tentuan blerjen e Liverpoolit për rekord botëror, por drejtuesit e Reds ia bënë të qartë se klubi nuk është në shitje

Sheikët tentuan blerjen e Liverpoolit për rekord botëror, por drejtuesit e Reds ia bënë të qartë se klubi nuk është në shitje
Foto: Getty Images

Pronarët amerikanë të Liverpoolit, Fenway Sports Group [FSG], kanë luftuar dhe refuzuar një përpjekje për blerjen e klubit për dy miliardë euro funtesh apo 2.22 miliardë eurosh.

Sipas tabloidit Daily Mail, kushëriri i pronarit të Manchester Cityt, Sheikh Mansour, u përpoq dhe dështoi me ofertën e tij për të blerë Liverpoolin.

Sheikh Khalid Bin Zayed Al Nahyan iu afrua përfaqësuesve të klubit nga Anfield në fund të vitit 2017.


Analizë, parashikim dhe sondazh: Kush e ka formacionin më të mirë startues nga top tetë klubet evropiane që shihen edhe favorit për Ligën e Kampionëve?
Lexo po ashtu Analizë, parashikim dhe sondazh: Kush e ka formacionin më të mirë startues nga top tetë klubet evropiane që shihen edhe favorit për Ligën e Kampionëve?

Një marrje e pronësisë së klubit prej dy miliardësh do të ishte një rekord botëror për klubin më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

Khaled është një nga sipërmarrësit më të suksesshëm në Lindjen e Mesme, shton raporti i mediumit britanik.

Sheikh Khaled Bin Zayed Al Nahyan

Drejtori i tij, Midhat Kidwai, gjithashtu thuhet se u takua me kryetarin e Liverpoolit, Tom Werner, në New York.

Ndryshe, Fenway Sports Group e bleu Liverpoolin për 280 milionë funte në vitin 2010, por tani vlera e klubit është shumëfishuar.

Drejtuesit e Liverpoolit, John W Henry dhe Tom Werner (Getty Images)

“FSG kanë qenë të qartë dhe të qëndrueshëm në qëndrimin e tyre se klubi nuk është në shitje”.

“Sipas kushteve të duhura ne do të konsideronim marrjen e një investitori minoritar, nëse një partneritet i tillë do të zgjeronte interesat tona komerciale në tregje specifike dhe në përputhje me zhvillimin e vazhdueshëm dhe rritja e klubit dhe e ekipit”, thuhet në njoftimin e klubit anglez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
Kalo në kategori