LAJMI I FUNDIT:

Shefi rus i Lukoil vdes pasi ‘bie nga kati i gjashtë i spitalit’

Shefi rus i Lukoil vdes pasi ‘bie nga kati i gjashtë i spitalit’

Presidenti i gjigantit rus të naftës Lukoil, Ravil Maganov, ka vdekur pasi ka rënë nga dritarja e një spitali në Moskë.

Kompania konfirmoi vdekjen e tij, por tha vetëm se Maganov, 67 vjeç, “ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë”.


Mediat ruse thanë se ai po trajtohej në Spitalin Klinik Qendror të Moskës dhe vdiq nga plagët e marra, raporton bbc.

Maganov është i fundit nga një numër drejtuesish biznesi të profilit të lartë që vdes në rrethana misterioze.

Autoritetet hetuese thanë se po punonin në vendngjarje për të përcaktuar se si ai vdiq. Agjencia e lajmeve Tass citoi burime duke thënë se ai kishte rënë nga dritarja e katit të gjashtë herët në mëngjes, duke shtuar më vonë se ai kishte vrarë veten.

Menjëherë pasi Rusia pushtoi Ukrainën, bordi i Lukoil bëri thirrje që konflikti të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, duke shprehur simpatinë për viktimat e “kësaj tragjedie”.

Presidenti i saj miliarder, Vagit Alekperov, dha dorëheqje në muajin prill pasi Britania e Madhe vendosi sanksione ndaj tij në përgjigje të pushtimit.

Ai filloi të punojë në kompaninë private të naftës në vitin 1993 dhe mori detyrën e kryetarit dy vjet më parë. Tre vjet më parë atij iu dha një çmim për arritje të jetës nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Maganov kishte marrë trajtim në një spital në periferi perëndimore të Moskës, i cili njihet për pacientet me elitën politike dhe të biznesit të Rusisë.

Mikhail Gorbachev vdiq në Spitalin Klinik Qendror të martën gjersa Putin vizitoi vendin të enjten në mëngjes për të vendosur lule pranë arkivolit të tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Kinezja përdori embrionet e ngrira pas vdekjes së të dashurit - më pas kërkoi hise nga pasuria e tij, por mbeti duarthatë

Kinezja përdori embrionet e ngrira pas vdekjes së të dashurit - më pas kërkoi hise nga pasuria e tij, por mbeti duarthatë

Azia
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Kalo në kategori