Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, kritikoi të mërkurën Moskën pasi disa nga dronët e saj u rrëzuan në hapësirën ajrore polake, duke paralajmëruar udhëheqësin rus Vladimir Putin se aleanca transatlantike ishte "e gatshme" për inkursione të mëtejshme.

Ndërsa shefi i aleancës ushtarake tha se "një vlerësim i plotë i incidentit" është ende duke u zhvilluar për të përcaktuar nëse sulmi ishte i qëllimshëm, "ajo që është e qartë është se një shkelje e mbrëmshme nuk është një incident i izoluar", transmeton Telegrafi.


"Mbrojtja jonë ajrore është vazhdimisht në gatishmëri", u tha Rutte gazetarëve në Bruksel, pasi avionët luftarakë rrëzuan dronët rus.

"Mesazhi im është i qartë: ndaloni luftën në Ukrainë, ndaloni shkeljen e hapësirës ajrore aleate dhe dijeni se ne jemi të gatshëm, se jemi vigjilentë dhe se do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s", tha Rutte.

Ndryshe, mbrëmjen e kaluar dhjetëra dronë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore polake, duke detyruar ushtrinë e atjeshme dhe NATO-n të aktivizohet që të rrëzojë disa prej fluturakeve pa pilot. /Telegrafi/