Të lodhur nga crossover-at dhe SUV?

Lajm i mirë, situata mund të jetë duke ndryshuar.


Sipas Ralph Gilles, drejtorit kryesor të dizajnit të Stellantis, gjithnjë e më shumë njerëz po kërkojnë sedanë. Dhe ka ardhur koha.

Gilles tha se është "i lodhur" nga SUV-të dhe se, për të, "mania e SUV-ve ka ardhur e ka ikur".

Stellantis aktualisht shet dy sedanë në Shtetet e Bashkuara - Dodge Charger dhe Alfa Romeo Giulia.

"Shumë njerëz po kërkojnë sedanë”, tha Gilles. /Telegrafi/