Minsitri kroat i Punëve të Jashtme, Gordan Grliq-Radman tërhoqi vëmendjen me deklaratat që i dha në nisje të takimit të shefave të diplomacisë së Bashkimit Evropian.
Top temë e diskutimeve në Bruksel të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme janë bisedimet Kosovë-Serbi dhe qasja e re strategjike e BE-së karshi Ballkanit Perendimor.
“Kjo do të thotë hapja e negociatave për anëtarësim në Union të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, liberalizimin e vizave për Kosovën, Mali i Zi duhet të mbetet i përkushtuar në rrugën evropiane kurse Serbia duhet të fokusohet ne reforma dhe ta tejkalojë trashëgiminë e luftës”, shtoi Grliq-Radman, njofton Klan Kosova.
Nga ana e saj shefja e diplomacisë suedeze, thotë se unioni urgjent duhet të përmbush zotimet e dhëna për perspektivën evropiane të gjashtë vendeve që e përbëjnë perëndimin e Ballkanit.
Ann Linde kishte takim të veçantë me të dërguarin special të Brukselit për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak nga aty ajo thirri të dy vendet që dialogun ta bëjnë prioritet shtetëror.
Ndërkohë ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, deklaroi se Vjena zyrtare është e brengosur me siq i quan Alexander Schallenberg “ndërhyrjet e fuqive tjera në rajon”.
“Ballkani Perendimor është një rajon i lashtë evropian i rrethuar me vendet anëtare të BE-së dhe ndodhet krejt në fqinjësi me ne. Perspektiva e këtij rajoni nuk është i kufizuar në negociatat e pranimit. Ne duhet ta bëjmë këtë perspektivë shumë më të larmishme. Ndryshe në atë rajon bëhet fjalë edhe për luftë të modeleve të jetesës, ose modeli jonë evropian i jetesës ose do kemi model tjetër”, theksoi Schallenberg.
Këshilli i Punëve të Jashtme që udhëhiqet nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, në agjendë ka dhe raportet Evropë-Amerikë.
Poashtu situata në Palestinë, Afganistan e Rusi ishin lartë në prioritetet e diskutimit që zgjati për disa orë dhe u mbajt në ndërtesën me emrin “Evropa” në Bruksel.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit