LAJMI I FUNDIT:

SHBA vendosi veto ndaj rezolutës së OKB-s për arritjen e një armëpushimi në Gaza

SHBA vendosi veto ndaj rezolutës së OKB-s për arritjen e një armëpushimi në Gaza

Shtetet e Bashkuara të Amerikës të premten vendosën veton ndaj një rezolute të OKB-së që bënte thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, mes shqetësimeve në rritje për numrin e viktimave civile atje.

Trembëdhjetë vende ishin në favor të rezolutës, ndërsa Shtetet e Bashkuara vendosën veton dhe Britania e Madhe abstenoi, raporton CNN, përcjell Telegrafi.

Një draft version i rezolutës, i paraqitur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, kishte bërë thirrje për “një armëpushim të menjëhershëm humanitar”, si dhe “lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve” dhe “sigurimin e aksesit humanitar”, sipas një projekt-kopje.


SHBA dhe Izraeli nuk mbështesin thirrjen për armëpushim në Gaza gjatë mbledhjes së OKB-s
Lexo po ashtu SHBA dhe Izraeli nuk mbështesin thirrjen për armëpushim në Gaza gjatë mbledhjes së OKB-s

Të paktën 97 vende të tjera u bashkuan në përpjekje, duke bashkë-sponsorizuar projektligjin e hartuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

SHBA sinjalizoi më parë mosmiratimin e projekt-teksit. Vendi që është një nga pesë anëtarët e përhershëm të këshillit me të drejtë vetoje, i ka rezistuar vazhdimisht thirrjeve për një “armëpushim”, duke theksuar atë që pretendon se është e drejta e Izraelit për të mbrojtur veten pas sulmit terrorist të Hamasit.

Votimi ishte përpjekja e gjashtë e grupit 15 anëtarësh për të arritur një konsensus mbi luftën e vazhdueshme midis Izraelit dhe Hamasit. Vetëm një votim i mëparshëm ishte i suksesshëm, i cili kërkoi muajin e kaluar për krijimin e “pauzave dhe korridoreve humanitare” në Gaza. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Kalo në kategori