LAJMI I FUNDIT:

SHBA: U filmua duke i dhënë para protestuesve për të shkaktuar incidente në protesta, policia i vihet në kërkim

SHBA: U filmua duke i dhënë para protestuesve për të shkaktuar incidente në protesta, policia i vihet në kërkim

Policia në Columbus, Ohajo, ka shpërndarë këtë të diel pamjet e një njeriut i cili ishte filmuar duke “paguar njerëzit që të shkaktojnë trazira dhe shkatërrimin e pronës publike”, gjatë protestave që shpërthyen në Shtetet e Bashkuara pas vdekjes së një afrikano-amerikanit.

I dyshuari është filmuar ndërsa dyshohet se u ka dorëzuar para dy protestuesve dhe i udhëzonte ata të vazhdonin me trazira të shumta. Videoja, e cila doli virale në mediat sociale, nxiti dyshimet për praninë në protesta të grupeve të organizuara, të cilat presidenti Donald Trump e quajti “të majtët radikal”, transmeton Telegrafi.


Policia e Columbus ndau një fotografi në faqen e tyre në Facebook duke kërkuar ndihmën e komunitetit në identifikimin e të dyshuarit. Sipas tyre, burri ishte “duke paguar njerëzit për të rebeluar dhe shkatërruar pronën publike” gjatë ngjarjes të së shtunës.

Autoritetet e shtetit thanë që shumica e protestuesve mbetën të qetë, megjithatë, po disa zgjodhën të veprojnë me dhunë. Disa njerëz hodhën sende mbi policinë, thyen dhe shkatërruan pronat e qytetit, dogjën ndërtesa dhe automjete dhe plaçkitën biznese.

Policia e Columbus raportoi se 59 persona u arrestuan në të gjithë qytetin nga ora 10 e mbrëmjes deri në orën 6 të mëngjesit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Amerika
Zelensky: Shpresojmë t’i japim fund luftës këtë vit

Zelensky: Shpresojmë t’i japim fund luftës këtë vit

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Botë
Kalo në kategori