LAJMI I FUNDIT:

SHBA-të mesazh Turqisë, bllokojnë dërgimin e pajisjeve të avionëve F-35

SHBA-të mesazh Turqisë, bllokojnë dërgimin e pajisjeve të avionëve F-35

Ndërkohë që Turqia vijon të procedojë me blerjen e sistemit rus të mbrojtjes nga raketat, pavarësisht këmbënguljes së Shteteve të Bashkuara për të hequr dorë, ka ardhur edhe reagimi i parë i Uashingtonit.

Kështu një zëdhënës i Pentagonit njoftoi se është bllokuar dërgimi i pajisjeve që lidhen me avionët luftarakë F-35, çka shënon hapin e parë të SHBA-ve për të bllokuar dërgimin te aleati i NATO-s, këtë lloj avioni.

Në ditët e fundit, zyrtarët amerikanë u thanë homologëve të tyre turq se nuk do të marrin dërgesa të mëtejshme të pajisjeve të lidhura me F-35, që nevojiten për t’u përgatitur për ardhjen e avionit “të fshehtë”, njoftoi Reuters të hënën, duke cituar dy burime të njohura me situatën.


Presidenti turk, Tayyip Erdogan, ka refuzuar të tërhiqet nga blerja e planifikuar e Ankarasë nga Rusia, të një sistemi mbrojtjeje raketore, S-400, që Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do të kompromentonte sigurinë e avionëve F-35.

“Në pritje të një vendimi që Ankaraja zyrtare të heqë dorë nga blerja e S-400, u pezulluan dërgesat dhe aktivitetet që lidhen me ngritjen e aftësisë operacionale F-35, në Turqisë”, tha Koloneli i Forcave Ajrore, Mike Andrews, në cilësinë e zëdhënësit të Departamentit të Mbrojtjes.

Mosmarrëveshja mbi avionët F-35 është e fundit e një serie mosmarrëveshjesh diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë, duke përfshirë kërkesat e Ankarasë që ShBA-të të ekstradojnë klerin islamik Fethullah Gulen, dallimet mbi politikën e Lindjes së Mesme, dhe luftën në Siri e sanksionet mbi Iranin./TCH/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori