LAJMI I FUNDIT:

SHBA-të konfirmojnë dominimin në atletikë – fitojnë të artën në 4×100 metra stafetë në të dy kategoritë

SHBA-të konfirmojnë dominimin në atletikë – fitojnë të artën në 4×100 metra stafetë në të dy kategoritë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vazhduar dominimin olimpik, ku në stafetën 4×400 metra fituan medaljen e artë edhe te meshkujt edhe te femrat.  

Megjithatë, fitorja te meshkujt dhe medalja e artë olimpike u arrit me shumë mund, dhe u vendos nga Rai Benjamin që e la prapa Letsile Tebogon e Botsuanas.

Atletët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e mbyllën garën me rekord olimpik prej 2 minutave, 54 sekondave e 43 të qindtave.


Botsuana e mori të argjendtën me rekordin afrikan prej 2 minutave, 54 sekondave e 53 të qindtave.

Kohën prej 2 minutave, 55 sekondave e 83 të qindtave e pati Britania e Madhe që e fitoi medaljen e bronztë dhe vendosi rekord evropian.

Në anën tjetër, Atletet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i janë afruar shumë rekordit botëror në garën e stafetës 4×400 metra. Atë nuk e arritën, por janë stolisur me medalje të artë të shtunën në Paris.

SHBA-ja, megjithatë, vendosi rekord të ri kontinental, me kohën 3 minuta, 15 sekonda e 27 të qindtat.

Atletet e Holandës e fituan medaljen e argjendtë me rekord shtetëror, prej 3:19.50, ndërsa Britania e Madhe e fitoi të bronztën, po ashtu me rekord shtetëror.

Britaniket e mbyllën garën për 3 minuta, 19 sekonda e 72 të qindtat. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori