LAJMI I FUNDIT:

“SHBA me gjasë do të njoftojë tërheqjen masive të ushtarëve amerikanë nga Evropa”, paralajmëron kreu i Konferencës së Sigurisë së Mynihut

“SHBA me gjasë do të njoftojë tërheqjen masive të ushtarëve amerikanë nga Evropa”, paralajmëron kreu i Konferencës së Sigurisë së Mynihut

Kreu i Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Christoph Heusgen, pret që zëvendëspresidenti amerikan JD Vance në këtë ngjarje të shpallë një tërheqje masive të ushtarëve amerikanë nga Evropa. 

Bëhet e ditur se Heusgen u tregua i kujdesshëm ndaj njoftimeve se në Mynih ishin planifikuar bisedime ndërmjet përfaqësuesve të lartë të SHBA-së dhe Rusisë.

“Asnjë përfaqësues i qeverisë ruse nuk është akredituar”, tha Heusgen për Deutschlandfunk.


Kjo deklaratë vjen pasi presidenti amerikan kishte pohuar se bisedimet e para mes SHBA-së dhe përfaqësuesve të Rusisë dhe Ukrainës do të zhvilloheshin në Mynih.

Ndërsa këshilltari presidencial ukrainas Lytwyn tha se bisedimet me palën ruse nuk ishin planifikuar në Mynih.

Ndryshe, në lidhje me një tërheqje të mundshme të trupave amerikane, Heusgen tha se “tani ishte koha e Evropës”, përcjell Telegrafi.

Raportohet se përveç zëvendëspresidentit të SHBA-së, JD Vance, në Konferencën e 61-të të Sigurisë pritet të marrin pjesë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kancelari gjerman Olaf Scholz.

Gjermania dhe shtetet e tjera të BE-së po kërkojnë që Bashkimi Evropian të përfshihet në negociatat për paqen në Ukrainë.

Si rrjedhojë e politikës së re të qeverisë amerikane për Ukrainën, Konferenca e Sigurisë në Mynih po ndryshon rendin e folësve.

Ndryshe nga planet e mëparshme, pas presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier, nuk do të jetë Vance ai që do të flasë, por presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.

Për një ndryshim thelbësor në strategjinë e SHBA-së ndaj Evropës, foli edhe eksperti i politikës së jashtme të CDU, Norbert Röttgen.

“Presidenti Trump kishte zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Putin pa asnjë koordinim me aleatët”, tha Röttgen.

“Në thelb, siguria evropiane nuk është më një çështje e rëndësishme për qeverinë amerikane”, shtoi ai.

Ndër tjera, eksperti shprehu dyshime për dëshirën e Putinit për një paqe të drejtë për Ukrainën.

Gjithashtu, u bëri thirrje evropianëve që shpejt të bëhen partneri më i rëndësishëm i sigurisë i Ukrainës për interesat e tyre dhe të sigurojnë fonde për blerjen e armëve dhe municioneve shtesë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Më shumë se 300 të vrarë, përfshirë shumë fëmijë - pas sulmeve ajrore të gjera izraelite në Gaza

Më shumë se 300 të vrarë, përfshirë shumë fëmijë - pas sulmeve ajrore të gjera izraelite në Gaza

Botë
Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Amerika
Akulli i Arktikut po shkrihet më shpejt se sa pritej - dhe shkencëtarët mund të kenë gjetur fajtorin

Akulli i Arktikut po shkrihet më shpejt se sa pritej - dhe shkencëtarët mund të kenë gjetur fajtorin

Botë
“Na ktheni Statujën e Lirisë”, i tha SHBA-së eurodeputeti francez, vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

“Na ktheni Statujën e Lirisë”, i tha SHBA-së eurodeputeti francez, vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Si teknologjia e mbrojtjes e Ukrainës po formëson të ardhmen e luftës

Si teknologjia e mbrojtjes e Ukrainës po formëson të ardhmen e luftës

Botë
Trump thotë se

Trump thotë se "për shumë elemente" është rënë dakord përpara telefonatës me Putinin

Botë
Kalo në kategori