LAJMI I FUNDIT:

SHBA detyron Kinën t’i blejë produkte në vlerë prej 200 miliardë dollarësh

SHBA detyron Kinën t’i blejë produkte në vlerë prej 200 miliardë dollarësh

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina i kanë ulur tensionet mes tyre, duke njoftuar marrëveshjen e fazës së parë e që përfshin uljen e disa tarifave amerikane në shkëmbim të asaj që zyrtarët amerikanë e konsiderojnë si një kapërcim i madh në blerjen e produkteve amerikane nga Kina, kryesisht produkte agro-bujqësore.

Pekini është pajtuar kështu të importojë të paktën 200 miliardë dollarë produkte shtesë amerikane si dhe shërbime përgjatë dy viteve të ardhshme, përveç sasisë që imprtoi në vitin 2017.


Në rast se këto blerje do të kryheshin, atëherë kemi të bëjmë me një kapërcim thelbësor në eksportet amerikane në Kinë.

Kina bleu 130 miliardë dollarë produkte amerikane në vitin 2017, përpara se të fillonte lufta tregtare, si dhe 56 miliardë dollarë shërbime, tregojnë të dhënat e byrosë së analizave ekonomike.

SHBA dhe Kina arrijnë marrëveshje tregtare, Trump: Taksa prej 25 për qind mbetet - por është një marrëveshje e mirë për të gjithë
Lexo po ashtu SHBA dhe Kina arrijnë marrëveshje tregtare, Trump: Taksa prej 25 për qind mbetet - por është një marrëveshje e mirë për të gjithë

Në këmbim, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të pezullojnë tarifat ndaj produkteve kineze,. Marrëveshja prej 86 faqesh do të firmoset javën e parë të janarit në Washington nga zyrtarët e të dy vendeve. /Telegrafi/