LAJMI I FUNDIT:

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Ukraina gjuajti një raketë balistike me rreze të gjatë veprimi të furnizuar nga SHBA në një objektiv rus javën e kaluar dhe gjatë natës, raporton Associated Press.

Ata cituan zyrtarë amerikanë të thoshin se Amerika dërgoi fshehurazi raketa të Sistemit Raketor Taktik të Ushtrisë në një paketë ndihme muajin e kaluar, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

Ato u përdorën për të goditur një aeroport ushtarak rus në Krime javën e kaluar dhe trupat ruse në një zonë tjetër të pushtuar gjatë natës.


Një nga zyrtarët tha se SHBA po ofron më shumë nga këto raketa në një paketë të re ndihme ushtarake të nënshkruar nga Joe Biden sot.

Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin
Lexo po ashtu Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Ato i japin Ukrainës gati dyfishin e distancës së goditjes – deri në 190 milje (rreth 300 kilometra).

Për muaj të tërë, SHBA-ja “rezistoi” në dërgimin e raketave me rreze të gjatë nga shqetësimi se Kievi mund t’i përdorte ato për të goditur thellë në territorin rus, duke e përshkallëzuar konfliktin.

Lajmi vjen në ditën kur Joe Biden, pas nënshkrimit të një projektligji me vlerë 61 miliardë dollarë për Ukrainën, ka miratuar menjëherë dërgimin e 1 miliard dollarëve ndihmë ushtarake.

Paketa përfshin kapacitete të mbrojtjes ajrore, predha artilerie dhe mjete të blinduara. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Ndryshimet klimatike dhe ndotja do të vrasin 30 milionë njerëz në vit deri në fund të shekullit

Ndryshimet klimatike dhe ndotja do të vrasin 30 milionë njerëz në vit deri në fund të shekullit

Botë
Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Azia
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori