LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri për të diplomuarit e UEJL-së: Jeni gjeneratë ambicioze që do të sjellë përfitime të mëdha për vendin

Shaqiri për të diplomuarit e UEJL-së: Jeni gjeneratë ambicioze që do të sjellë përfitime të mëdha për vendin

Ju uroj shëndet dhe shumë suksese të reja në të ardhmen. E di që Ju presin shumë arritje të reja në planin personal dhe profesional, sepse jeni gjeneratë ambicioze e cila do të sjellë përfitime të mëdha për vendin dhe për prosperitetin e përgjithshëm social dhe ekonomik. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, me këto fjalë ka uruar diplomimin e studentëve nga gjenerata e 19-të e të diplomuarve të Universitetit të Evropës Juglindore, në ceremoninë e cila u mbajt sot në Tetovë.

„Është shumë e rëndësishme që të besoni në veten tuaj. Ju keni atë që është e nevojshme për të krijuar një të nesërme sa më të mirë për të gjithë ne. Arsyetoni diplomën që keni marrë në njërin nga institucionet e arsimit të lartë më të njohur dhe bashkëkohor në vendin tonë, por edhe më gjerë i cili është i vetmi universitet në rajon që e trajton dhe e ruan standardin e tregjuhësisë në mësimdhënie dhe veprim“, tha Shaqiri.

Ministri i këshilloi të diplomuarit që të mos heqin dorë nga të mësuarit, qoftë ai formal apo joformal, sepse siç tha ai, çdo informatë apo aftësi e re që fitoni do t’ju bëjë më të vlefshëm.


„ Të gjithë së bashku duhet të shfrytëzojmë rastin për të falënderuar profesorët dhe të gjithë punonjësit e këtij universiteti për përkushtimin e vërtetë dhe përcjelljen e njohurive që tani janë arma Juaj më e fortë. E di që kanë dhënë maksimumin gjatë shkollimit, sepse synimi i tyre, në të vërtetë qëllimi i profesorit, është që çdo gjeneratë e re të jetë së paku një nuancë më e mirë se gjenerata e mëparshme“, shtoi ministri.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori